- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sëmundjet kronike jo-ngjitëse sikurse hipertensioni dhe diabeti, po prekin gjithnjë më shumë njerëz në Kosovë. Mbi 21 mijë raste të hipertensionit arterial janë shënuar në vitin 2024, që përbën një rritje prej 4.7% krahasuar me vitin paraprak. Këto shifra, që dolën pas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, vënë…
Sot në vend pritet të mbajë mot i ngrohtë pranveror, me diell dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar dhe ka potencial për disa riga ose ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat do të jenë pranverore. Minimalja pritet të zbres deri në 5 gradë Celsius, kurse maksimalja…
Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje ka ngritur alarmin për mungesën e mbështetjes profesionale për mijëra fëmijë me nevoja të veçanta në Kosovë, duke theksuar se sistemi aktual vazhdon të mbështetet kryesisht në programe ndërkombëtare. Sipas një komunikate për media, mbi 4,000 fëmijë përballen çdo ditë me vështirësi serioze në procesin mësimor…
Frika para lindjes është një ndjesi normale, dhe shumë gra përjetojnë ankth ose shqetësim për procesin e lindjes. Ka mënyra të ndryshme për ta menaxhuar këtë frikë dhe për t’u ndjerë më të përgatitura. Është e rëndësishme të flisni me mjekun ose mamit tuaj për pritshmëritë dhe zgjedhjet tuaja gjatë…
Lodhja është një shqetësim i zakonshëm gjatë shtatzënisë, sidomos në tremujorin e parë dhe të tretë. Ndërsa është normale, ndonjëherë lodhja mund të tregojë një problem shëndetësor tjetër, prandaj nëse nuk kalon ose ndodh shpesh, duhet të konsultoheni me mjekun ose mamit tuaj. Pse ndiheni kaq të lodhura? Tremujori i…
Për shkak të luftës në Iran, kostoja e energjisë dhe karburantit po rritet ndjeshëm, dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës botërore, e kërcënuar nga Republika Islamike për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, rrezikon ta…
Kafeina është një substancë kimike që gjendet natyrshëm në gjethe, arra dhe manaferra të disa bimëve dhe vepron si stimulues i lehtë i sistemit nervor. Mes tjerash, është e pranishme zakonisht në kafe, çaj, çokollatë dhe pije energjike. Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, rekomandohet që konsumimi i saj të mos kalojë…
Të jesh vetëm dhe të ndihesh i vetmuar nuk janë e njëjta gjë, dhe sipas studiuesve, ky dallim ka ndikim të madh në shëndet. Edhe pse nga jashtë mund të duken të ngjashme, ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra se si individi i përjeton marrëdhëniet sociale, jo thjesht…

