- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Për shkak të luftës në Iran, kostoja e energjisë dhe karburantit po rritet ndjeshëm, dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës botërore, e kërcënuar nga Republika Islamike për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, rrezikon ta…
Kafeina është një substancë kimike që gjendet natyrshëm në gjethe, arra dhe manaferra të disa bimëve dhe vepron si stimulues i lehtë i sistemit nervor. Mes tjerash, është e pranishme zakonisht në kafe, çaj, çokollatë dhe pije energjike. Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, rekomandohet që konsumimi i saj të mos kalojë…
Të jesh vetëm dhe të ndihesh i vetmuar nuk janë e njëjta gjë, dhe sipas studiuesve, ky dallim ka ndikim të madh në shëndet. Edhe pse nga jashtë mund të duken të ngjashme, ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra se si individi i përjeton marrëdhëniet sociale, jo thjesht…
Një studim i ri tregon se jetesa në zona me ekspozim të lartë ndaj pesticideve bujqësore lidhet me një rrezik më të madh për zhvillimin e kancerit. Pesticidet, të pranishme gjerësisht në ushqim, ujë dhe mjedis, mund të ndikojnë negativisht në shëndet, veçanërisht tek popullatat më të cenueshme. Studimi i…
Një studim i ri sugjeron se medikamentet e përdorura zakonisht për trajtimin e çrregullimit të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) tek fëmijët janë jo vetëm të sigurta në kohë afatgjate, por mund edhe të ulin rrezikun për zhvillimin e çrregullimeve psikotike në të ardhmen. Studimi i publikuar në “JAMA…
Në trupin e njeriut ekzistojnë dy lloje kryesore të kolesterolit: HDL, i njohur si kolesteroli “i mirë”, dhe LDL, i quajtur kolesteroli “i keq”. HDL ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut duke transportuar kolesterolin e tepërt drejt mëlçisë, ku ai riciklohet ose eliminohet. Në të kundërt, LDL, kur është…
Përjetimi i një infarkti të zemrës rrit ndjeshëm rrezikun për probleme të tjera kardiovaskulare, si një infarkt i dytë, dështim i zemrës, aritmi apo goditje në tru. Për këtë arsye, mjekët zakonisht rekomandojnë një kombinim trajtimesh pas infarktit, duke përfshirë ndryshime në stilin e jetesës dhe përdorimin e medikamenteve si…
Pacientët vazhdojnë të shprehin pakënaqësi për shërbimet mjekësore, ndonëse numri i ankesave të dorëzuara gjatë vitit 2025 mbetet relativisht i vogël. Sipas të dhënave nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), gjatë vitit të kaluar janë pranuar gjithsej 35 ankesa nga pacientët lidhur me trajtimin nga mjekët, në Qendrën Klinike…

