Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Pacientët vazhdojnë të shprehin pakënaqësi për shërbimet mjekësore, ndonëse numri i ankesave të dorëzuara gjatë vitit 2025 mbetet relativisht i vogël. Sipas të dhënave nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), gjatë vitit të kaluar janë pranuar gjithsej 35 ankesa nga pacientët lidhur me trajtimin nga mjekët, në Qendrën Klinike…

Më shumë

Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona pas vaksinave adenovirale kundër Covid‑19, sipas revistës shkencore “ScienceDirect”. Këto raste, të njohura si VITT (trombocitopenia trombotike imune e shkaktuar nga vaksina (VITT) ndodhin kur sistemi imunitar prodhon antitrupa që sulmojnë gabimisht një proteinë të gjakut…

Më shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 42 aksidente trafiku, prej të cilave 12 kanë përfunduar me persona të lënduar. Sipas Policia e Kosovës, 30 nga aksidentet kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po ashtu, brenda një dite janë shqiptuar 2004 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa 15 persona…

Më shumë