- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sot do të mbajë mot me vranësira të lehta dhe intervaleve me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1°C dhe 3°C, duke sjellë një mëngjes të freskët, ndërsa gjatë ditës pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave, me vlera maksimale nga 15°C deri në 18°C. Era do të fryjë…
Një studim i fundit i botuar në Scientific Reports ka hulumtuar dhe kategorizuar personat me Long COVID, duke identifikuar katër fenotipe klinike të dallueshme që ndryshojnë sipas simptomave, kohëzgjatjes dhe ndikimit në aktivitetet e përditshme. Hulumtimi përfshiu 1,840 të rritur që raportuan simptoma pas infektimit me SARS‑CoV‑2, duke ofruar një…
Një provë e fundit klinike tregon se përdorimi i një sistemi të asistuar nga inteligjenca artificiale (AI) në vendimmarrjen klinike për trajtimin e goditjeve në tru mund të sjellë përfitime të konsiderueshme krahasuar me kujdesin standard. Ky sistem analizon skanime të trurit, duke përfshirë imazhe të detajuara nga MRI dhe…
Një studim i ri i prezantuar në sesionin shkencor vjetor të American College of Cardiology zbulon se përdorimi më agresiv i barnave për uljen e kolesterolit LDL, duke e ulur atë më shumë sesa sugjerojnë udhëzimet tradicionale, mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e ngjarjeve serioze kardiovaskulare si infarkti dhe goditja…
Është mbajtur ceremonia zyrtare e dorëzimit të mandatit presidencial, ku Vjosa Osmani i ka dorëzuar detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu, e e cila ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes. Mirë se erdhe kryetare”, iu drejtua Osmani, Haxhiut, para se të hynin në Zyrën e presidentes. Ceremonia u…
Doktoresha Venera Berisha Muharremi do të marrë pjesë në muajin maj si ligjëruese në Kongresin Vjetor të Asociacionit Britanez të Laserit Mjekësor (BMLA), që do të mbahet në Solihull, Britani e Madhe. Ky kongres ndërkombëtar do të mbledhë ekspertë dhe studiues nga e gjithë bota për të ndarë zhvillimet më…
Një trajtim eksperimental inovativ për kancerin metastatik të prostatës, i zhvilluar nga një ekip ndërkombëtar nën udhëheqjen e Radboudumc në Hollandë, ka treguar rezultate premtuese në ngadalësimin e përhapjes së tumorit dhe në zgjatjen e periudhës pa nevojë për terapitë hormonale. Ky trajtim unik përdor një molekulë të lidhur me…
Ekspertët e American Heart Association kanë publikuar udhëzime të përditësuara dietike për vitin 2026, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të ekuilibruar dhe të personalizuar për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Udhëzimet përmbajnë nëntë hapa praktikë, të bazuar në studime të fundit shkencore…

