- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një trajtim eksperimental inovativ për kancerin metastatik të prostatës, i zhvilluar nga një ekip ndërkombëtar nën udhëheqjen e Radboudumc në Hollandë, ka treguar rezultate premtuese në ngadalësimin e përhapjes së tumorit dhe në zgjatjen e periudhës pa nevojë për terapitë hormonale. Ky trajtim unik përdor një molekulë të lidhur me…
Ekspertët e American Heart Association kanë publikuar udhëzime të përditësuara dietike për vitin 2026, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të ekuilibruar dhe të personalizuar për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Udhëzimet përmbajnë nëntë hapa praktikë, të bazuar në studime të fundit shkencore…
Një qytetare me inicialet B.B ka shprehur mirënjohjeje për stafin mjekësor të Qendra Klinike Universitare e Kosovës, duke vlerësuar përkushtimin dhe humanizmin e treguar në trajtimin e nënës së saj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në mesazhin e saj, ajo përshkruan momentet e vështira që familja po…
Një valë e re shqetësuese e rasteve të fruthit po përhapet në disa vende të Evropës, duke ngritur alarmin tek autoritetet shëndetësore dhe ekspertët e epidemiologjisë. Pas një periudhe relative qetësie gjatë pandemisë COVID-19, rikthimi i kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse po lidhet drejtpërdrejt me rënien e ndjeshme të vaksinimit në…
Një studim i ri i publikuar në Medical News Today po tërheq vëmendjen e komunitetit mjekësor, duke sugjeruar se suplementimi me Vitamina D për një periudhë 12 javore mund të ketë ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e funksionit të sistemit imunitar tek personat që vuajnë nga Sëmundjet inflamatore të zorrëve.…
Një studim i fundit po hedh dritë mbi një faktor të thjeshtë, por jashtëzakonisht të rëndësishëm për mirëqenien tonë psikologjike: ekspozimin ndaj dritës natyrale. Studiuesit kanë gjetur se njerëzit që kalojnë më shumë kohë në ambiente të ndriçuara natyrshëm ose në natyrë përjetojnë përmirësim të dukshëm të humorit, ulje të…
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar qytetarët se Sistemi Digjital i Librezave Sanitare tashmë është aktivizuar dhe funksional, duke përmirësuar procesin e aplikimit dhe menaxhimit të këtyre dokumenteve të rëndësishme. Sipas njoftimit, aplikimet në formë fizike do të pranohen vetëm deri më 14 prill 2026. Pas kësaj…
Është publikuar programi preliminar i Konferencës së VII Ndërkombëtare të Stomatologjisë, e cila do të mbahet më 17 dhe 18 prill 2026. Konferenca do të mbledhë ekspertë ndërkombëtarë si Prof. Dr. Cristiana Palmela Pereira, Prof. Dr. Sc. Hrvoje Brkić, Prof. Dr. Ricardo Henrique Alves Da Silva, Prof. Dr. Marin Vodanović…

