- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje ditën e sotme. Pikërisht, në këtë mbledhje, ekzekutivi pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.…
Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu. Era do të fryjë nga veriu, me shpejtësi prej 10-37 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 9°C. /MeteoKosova/
Për herë të parë, banorët e Zvicrës mbi moshën 65 vjeç janë më të shumtë se ata nën moshën 20 vjeç. Fenomeni mund të ketë pasoja serioze në të ardhmen e vendit, si dhe në politikat qeveritare. Shifrat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) më 2 prill tregojnë…
Është e rekomanduar që të gjithë fëmijët të kontrollohen nga një oftalmolog para se të fillojnë shkollën dhe pastaj çdo 2–3 vjet gjatë shkollës fillore dhe të mesme. Nuk nevojitet referim nga mjeku për të bërë një test shikimi tek oftalmologu. Problemet e shikimit mund të jenë të vështira për…
Në vitet e fundit, dieta MIND është bërë një model i njohur ushqimor për ruajtjen e shëndetit të trurit. Dieta MIND është një kombinim i dietës mesdhetare dhe DASH (Qasje ushqimore për të ndalur hipertensionin) e cila fokusohet në ushqime që mbrojnë funksionin njohës, si perimet, arrorët dhe peshkun. Kjo…
Infeksionet e veshit janë shumë të zakonshme tek fëmijët, veçanërisht midis moshës 6–18 muajsh. Ka dy lloje kryesore: – Infeksionet e veshit të mesëm (otitis media) – ndodhin pas timpanit (vesh i mesëm). – Infeksionet e veshit të jashtëm (otitis externa) – ndodhin në kanalin e jashtëm të veshit, shpesh…
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar shtatë marrëveshje ndërkombëtare që ishin në rend të ditës. Sipas Vetëvendosjes 4 prej marrëveshjeve janë kredi të cilat arrijnë totalin e 121 milionë euro. Me 81 vota për u miratua Projektligji nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare…
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Ushqime ultra të përpunuara përfshijnë produktet që gjenden në shumicën e rafteve të supermarketeve, si chips, biskota, bukë e bardhë, pica, hamburgerë, pijet e gazuara, drithërat e ëmbla dhe karamelet.…

