- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Hulumtimet e fundit tregojnë se yndyra që grumbullohet në zonën e barkut, e njohur si obezitet qendror, mund të jetë një tregues më i saktë i rrezikut për dështim të zemrës sesa indeksi i masës trupore (BMI). Obeziteti qendror lidhet me yndyrën viscerale, e cila ndodhet thellë rreth organeve dhe…
Laura dhe partnerja e saj, Beth, kanë dy fëmijë, Kate dhe James, shtatzëni të konceptuar përmes trajtimit IVF në një klinikë në Qipron Veriore, e cila kontrollohet nga Turqia. Ato përdorën vezën e tyre dhe përzgjedhën një donator anonim dhe të shëndetshëm të spermës, duke kërkuar që i njëjti donator…
Një studim i ri sugjeron se ora e ditës kur ushtrohemi mund të ketë ndikim të rëndësishëm në shëndetin kardiometabolik. Edhe pse aktiviteti fizik është i njohur për uljen e rrezikut për sëmundje si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës, ky hulumtim tregon se ushtrimet rreth orës 7…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ecur krahë për krahë me fëmijët me autizëm. Osmani shkroi në facebook se sikurse çdo vit edhe këtë vit është e njëjta përkrahje për ta dhe se fëmijët meritojnë të dëgjohen dhe mbështeten,. “Sikurse çdo vit, edhe sot, jemi krah për krah…
Një studim i ri sugjeron se disa infeksione të rënda mund të rrisin në mënyrë të pavarur rrezikun për demencë, edhe kur merren parasysh faktorë të tjerë shëndetësorë. Hulumtimi i publikuar në revistën shkencore “PLOS Medicine”, analizoi të dhëna nga mbi 62,000 persona me demencë dhe mbi 300,000 individë kontrolli…
Hulumtimet e fundit tregojnë se stresi kronik mund të shkaktojë përkeqësime të ekzemës, një sëmundje e zakonshme e lëkurës që karakterizohet nga kruarje e fortë. Një studim nga Universiteti Fudan në Shangai i publikuar në revistën “Science”, ka zbuluar mekanizmat biologjikë që lidhin stresin me këtë gjendje. Studiuesit identifikuan një…
Në një sektor kaq dinamik dhe jetik si ai farmaceutik, cilësia e shërbimit nuk është thjesht një standard– është një përgjegjësi direkte ndaj shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve. Zhvillimet e vazhdueshme në industrinë farmaceutike, prezantimi i produkteve të reja, protokollet e përditësuara të trajtimit dhe kërkesat gjithnjë në rritje të…
Me rastin e Ditës botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë – ANAK, ka theksuar se fëmijët dhe personat në spektrin e autizmit në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida serioze në qasjen në shërbime cilësore në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale. Identifikimi dhe ndërhyrja e…

