- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka paralajmëruar për vonesa gjatë mbrëmjes së sotme, për shkak të bllokimit të disa rrugëve shkaku i finales Kosovë-Turqi. “Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve,…
Vetëm disa minuta aktivitet fizik më intensiv në ditë mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për një sërë sëmundjesh të rënda, sipas një studimi të ri shkencor. Hulumtimi, i publikuar më 29 mars në revistën European Heart Journal, ka analizuar të dhënat e rreth 100 mijë personave, të ndjekur…
Është ekzekutuar paga e 13-të për rreth 85 mijë punonjësit e sektorit publik në Kosovë. Kjo pagë është ndarë me vendim të Qeverisë të hënën. Ajo ndahet e plotë për punonjësit që kanë mbushur 12 muaj, ndërsa ata që kanë më pak se një vit punë marrin proporcionalisht një pjesë…
Në 24 orët e fundit, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë kryer mbi 4 mijë analiza për 338 pacientë. Sipas statistikave ditore, 338 pacientë kanë realizuar gjithsej 4,365 analiza laboratorike gjatë ditës së djeshme. Brenda të njëjtës periudhë janë kryer 498 vizita specialistike, ndërsa 59 pacientë janë pranuar për…
Ministria e Shëndetësisë së Francës publikoi së fundmi të dhëna të reja kërkimore mbi alternativat pa djegie të duhanit, të cilat tregojnë potencialin për reduktimin e ekspozimit ndaj substancave të dëmshme krahasuar me cigaret tradicionale. Për shumë vite, provat shkencore kanë treguar se është tymi i prodhuar nga procesi i…
Cigaret elektronike me nikotinë mund të jenë më efektive se metodat tradicionale si çamçakëzët apo flasterët për lënien e duhanit, por ekspertët theksojnë se ato nuk janë pa rrezik dhe nuk duhet të përdoren nga personat që nuk pinë duhan. Kështu thuhet në një studim të ri të realizuar nga…
Kosova ka rezultatin më të lartë në rajon sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjimet buxhetore. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Hapur e publikuar nga Instituti “GAP”për vitin 2025, Kosova ka shënuar 32 pikë. Sipas raportit, ky rezultat është kryesisht falë organizimit të dëgjimeve buxhetore që organizojnë…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se Prof. Dr. Gjyle Mulliqi, tashmë në pension, është nderuar dje me medalje presidenciale nga Presidentja Vjosa Osmani, për kontributin e saj të gjatë në mikrobiologji, shëndetësi publike dhe arsim. Mulliqi për vite me radhë udhëhoqi Departamentin e Mikrobiologjisë në…

