Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Dje janë ndarë Medaljet Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndër të vlerësuarit ishte edhe anesteziologu Ukshin Ismaili, i cili u nderua për kontributin dhe përkushtimin e tij në fushën e anesteziologjisë. Ismaili ka falënderuar për këtë vlerësim, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij…

Më shumë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ftohtë, me vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta lokale kryesisht në disa zona të rajonit të Dukagjinit. Mbrëmja pritet të jetë e vranët dhe kryesisht pa reshje ose me mundësi për riga të dobëta lokale shiu e në viset kodrinore-malore…

Më shumë

Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar të dalin nga spitali për eutanazi të asistuar. Të hënën, parlamenti kantonal votoi në favor të rregullimit të vdekjes së asistuar me ligj si në azilet e pleqve ashtu edhe në spitale. Të hënën,…

Më shumë

Një ilaç kundër kancerit, i miratuar nga Food and Drug Administration-ja (FDA), mund të ndalojë përparimin e Sëmundjes së Parkinsonit. Shkencëtarët kanë zbuluar proteinën që ndihmon përhapjen e Parkinsonit në tru – dhe tashmë ekziston një ilaç që mund ta bllokojë atë. Sipas studimit, është identifikuar një bashkëveprim kyç mes…

Më shumë