Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një ilaç kundër kancerit i miratuar nga FDA-ja mund të ndalojë përparimin e Sëmundjes së Parkinsonit

Jetë 30/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ilaç kundër kancerit, i miratuar nga Food and Drug Administration-ja (FDA), mund të ndalojë përparimin e Sëmundjes së Parkinsonit.

Shkencëtarët kanë zbuluar proteinën që ndihmon përhapjen e Parkinsonit në tru – dhe tashmë ekziston një ilaç që mund ta bllokojë atë.

Sipas studimit, është identifikuar një bashkëveprim kyç mes dy proteinave në sipërfaqen e qelizave, Aplp1 dhe Lag3, që mundëson përhapjen e proteinave toksike alfa-sinukleinë. Kjo përhapje është një nga shenjat kryesore të Parkinsonit dhe çon në përkeqësimin progresiv të sëmundjes, e cila prek mbi 8.5 milionë njerëz në mbarë botën.

Duke kuptuar mënyrën se si këto proteina bashkëpunojnë për të transportuar grumbujt e dëmshëm mes neuroneve, studiuesit kanë identifikuar një objektiv të saktë për të ndërprerë këtë proces përpara se të dëmtohen më shumë inde të shëndetshme të trurit.

Zbulimi bëhet edhe më i rëndësishëm pasi një ilaç imunoterapie, nivolumab/relatlimab, i përdorur aktualisht për trajtimin e kancerit, arrin të bllokojë këtë ndërveprim proteinik. Në modelet laboratorike, synimi i proteinës Lag3 uli përhapjen e proteinave toksike deri në 90%.

Ky zhvillim hap rrugën që medikamente ekzistuese dhe tashmë të testuara për sigurinë të përdoren edhe për trajtimin e Parkinsonit dhe Sëmundjes së Alzheimerit, duke kaluar nga menaxhimi i simptomave drejt ndalimit të përparimit të sëmundjes dhe duke ofruar shpresë për miliona pacientë.

Artikulli paraprakKonsumi më i lartë i mishit mund të ulë rrezikun e demencës te personat me gjenin e Alzheimerit
Artikulli i rradhës Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Osmanit për anëtarët e KQZ-së

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.