- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një ilaç kundër kancerit i miratuar nga FDA-ja mund të ndalojë përparimin e Sëmundjes së Parkinsonit
Një ilaç kundër kancerit, i miratuar nga Food and Drug Administration-ja (FDA), mund të ndalojë përparimin e Sëmundjes së Parkinsonit. Shkencëtarët kanë zbuluar proteinën që ndihmon përhapjen e Parkinsonit në tru – dhe tashmë ekziston një ilaç që mund ta bllokojë atë. Sipas studimit, është identifikuar një bashkëveprim kyç mes…
Personat që mbartin një variant gjenetik të lidhur me sëmundjen e Alzheimerit mund të përfitojnë nga një konsum më i lartë i mishit, duke ulur rrezikun për rënie njohëse dhe demencë, sugjeron një studim i ri nga Suedia. Hulumtimi i publikuar në “JAMA Network Open”, analizoi mbi 2,100 persona mbi…
Një program i ri shëndetësor i bazuar në një algoritëm të standardizuar ka arritur të përmirësojë ndjeshëm kontrollin e tensionit të gjakut tek rreth 90 mijë pacientë, duke sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin publik. Studimi i publikuar në “BMJ Open Quality”, tregon se integrimi i një mjeti të strukturuar…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar zgjerimin e vaksinimit kundër Human Papilloma Virus (HPV), pas aprovimit të rekomandimit nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe Komiteti Profesional Këshillues për Imunizim. Sipas njoftimit të IKSHPK- së, vendimi bazohet në evidencën më të fundit shkencore dhe praktikat ndërkombëtare, me…
Pirja e moderuar e kafesë, rreth 2 deri në 3 filxhanë në ditë, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për probleme të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni, sugjeron një studim i ri i gjerë ndërkombëtar. Studimi, i publikuar në “Journal of Affective Disorders”, analizoi të dhënat e mbi…
Edhe ndryshimet e vogla në stilin e jetesës, si 5 minuta më shumë aktivitet fizik apo 10 minuta shtesë gjumë, mund të kenë ndikim të ndjeshëm në uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës, sipas një studimi të ri shkencor. Studimi, i publikuar në “European Journal of Preventive Cardiology”, ndoqi…
Gatimi i të paktën një vakti në shtëpi çdo javë mund të ketë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e trurit, duke ulur rrezikun për demencë deri në 67%, sipas një studimi të ri shkencor. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se përgatitja e ushqimit në shtëpi lidhet me përmirësimin e shëndetit…
Oda e Stomatologëve të Kosovës ka njoftuar organizimin e Konferencës së VII-të Ndërkombëtare të Stomatologjisë, ngjarje profesionale kjo që pritet të mbledhë ekspertë të njohur nga vendi dhe jashtë tij. Konferenca do të mbahet më 17 dhe 18 prill 2026 në Hotel Emerald, në Prishtinë, dhe do të sjellë ligjërues…

