- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Urthi dhe tretja e vështirë janë ndër shqetësimet më të zakonshme gjatë shtatzënisë, duke prekur rreth 8 në 10 gra. Këto gjendje shkaktojnë parehati në stomak dhe kraharor, por zakonisht nuk përbëjnë rrezik për beben. Tretja e vështirë (dispepsia) përshkruan ndjesinë e dhimbjes, fryrjes apo të përzierave në stomak, shpesh…
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin paga nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ky vendim vlen për të gjithë zyrtarët publikë që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara. “Po…
Spitali i Përgjithshëm Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në këtë institucion kanë lindur gjithsej 21 foshnje. Sipas të dhënave, nga numri total i lindjeve, 15 janë djem dhe 6 vajza. Përveç lindjeve, gjatë kësaj periudhe spitali ka ofruar edhe një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore…
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për të dërguar në Kuvend, projektligjin për dërgimin e trupave të FSK-së. Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova është e gatshme të ndihmojë popullin e Gazës. “Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në forcën stabilizuese, dhe të…
Edhe pse të ankohesh duket e pafajshme në moment, truri juaj e regjistron çdo herë që fokusoheni tek problemet. Kërkimet tregojnë se të menduarit vazhdimisht negativisht forcon të njëjtat rrugë mendore, duke e bërë më të lehtë që mendja të mendojë problemet, jo zgjidhjet. Me kalimin e kohës, ky stres…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për herë të parë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka efekt juridik. Në rendin e ditës janë përfshirë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe amendamentet…
Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA ka miratuar insulinën bazale me veprim të zgjatur Awiqli (insulin icodec), të prodhuar nga Novo Nordisk, duke e bërë atë insulinën e parë që merret vetëm një herë në javë për trajtimin e të rriturve me diabet të tipit 2 në SHBA. Sipas…
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore të vendit. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjes dhe Elbasanit, shkruan Euronews.al, transmeton Gazeta Shneta. Lëkundjet janë ndjerë të forta për disa…

