Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Aktiviteti fizik i rregullt është një nga mënyrat më efektive për të ruajtur shëndetin e kockave dhe për të parandaluar sëmundje si osteoporoza, e cila karakterizohet nga dobësimi i masës dhe densitetit të kockave, duke i bërë ato më të prira ndaj frakturave. Ekspertët shëndetësorë theksojnë se ushtrimet që përfshijnë…

Më shumë

Sot në Kosovë pritet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 9°C. Era fryn nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 15-38 km/h. /Gazeta Shneta/

Më shumë

Konsumimi i tepërt i sheqerit po lidhet gjithnjë e më shumë me probleme të shëndetit mendor, përfshirë depresionin dhe ankthin. Studime të fundit sugjerojnë se dietat e pasura me sheqerna të përpunuara mund të ndikojnë negativisht në funksionimin e trurit, shkruan Harvard Medical School, transmeton Gazeta Shneta. Sipas hulumtimeve, nivelet…

Më shumë