- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Psilocibina, një substancë e njohur për efektet e saj euforike dhe halucinogjene që gjendet në lloje të ndryshme të kërpudhave të ashtuquajtura “magjike”, mund të ketë përfitime të papritura për shëndetin qelizor dhe jetëgjatësinë. Një studim i ri, i publikuar në revistën “npj Aging”, zbulon se psilocibina mund të ngadalësojë…
Vajza e vogël Noela ka fituar betejën më të madhe të jetës së saj duke luftuar me një tumor shumë agresiv në tru. Por tani ajo po përballet me një sfidë të re, spitali në të cilin trajtohet nuk po lejon më kontrolle dhe ekzaminime jetike pa u shlyer borxhi…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me rrezikun nga erërat e forta që mund të mbizotërojnë sot mbi territorin e vendit. Sipas njoftimit, do të fryjë erë e kategorizimit të verdhë, ndërsa shpejtësia e saj mund të arrijnë deri në 85km/h. IHMK tutje shton se mund…
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur konkurs për 39 vende të punës në Spitalin e Prizrenit. Konkursi përfshin mjekë specialistë, infermierë, laboratoristë dhe staf administrativ. Në mesin e mjekëve specialistë kërkohen një urolog, një nefrolog, një biokimist, dy pulmologë, një gastroenterolog, katër kardiologë për kardiologji invazive…
Gratë që kanë kërkuar shpesh ndihmë mjekësore për simptoma si lodhje, dhimbje apo marramendje para pandemisë mund të kenë më shumë gjasa të diagnostikohen me post-COVID, sipas një studimi nga University of Gothenburg. Studimi ka përfshirë mbi 200 mijë gra në Suedi dhe ka analizuar vizitat e tyre në kujdesin…
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është funksionalizuar për herë të parë shërbimi i logopedisë, duke plotësuar një nevojë të kahershme për trajtimin e çrregullimeve të të folurit tek fëmijët dhe pacientët e tjerë. Sipas njoftimit, që nga 15 shtatori 2025, logopedi Aldemir Kalaq ka nisur ofrimin e këtij shërbimi,…
Familja e të ndjerës Liridona Ademaj ka reaguar pas publikimit të pamjeve të ndjeshme gjatë seancës gjyqësore, ku në sallë janë shfaqur fotografi që përfshijnë viktimën. Vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj, u ka bërë thirrje mediave dhe administratorëve të faqeve në rrjete sociale që të mos shpërndajnë pamje të…
Një studim i gjerë 40-vjeçar ka zbuluar se konsumimi i kafesë mund të ketë përfitime të rëndësishme për shëndetin e trurit. Sipas kërkimit të publikuar në revistën shkencore JAMA, pirja e moderuar e pijeve me kafeinë lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës. Studimi përfshiu rreth…

