Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Preeklampsia në shtatzëni: Shenjat paralajmëruese dhe rreziqet që nuk duhen neglizhuar

Këshilla për shtatzëna 26/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Preeklampsia është një ndërlikim serioz i shtatzënisë që zakonisht shfaqet pas javës së 20-të. Kjo gjendje karakterizohet nga tension i lartë i gjakut dhe prania e proteinave në urinë. Ndër të tjera, prek rreth 5–8% të shtatzënive dhe mund të paraqesë rrezik për nënën dhe foshnjën nëse nuk trajtohet.

Preeklampsia shkakton ngushtim të enëve të gjakut, duke rritur presionin e gjakut. Shumica e grave që preken lindin fëmijë të shëndetshëm dhe shërohen plotësisht, por kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor, shkruan Parents përcjell Gazeta Shneta.

Shenjat e zakonshme përfshijnë:

  • Shtim i papritur në peshë (më shumë se 2 kg në javë), për shkak të mbajtjes së ujit.
  • Presion i lartë i gjakut (140/90 mmHg ose më shumë).
  • Ënjtje e tepërt e duarve, fytyrës dhe këmbëve që nuk kalon pas pushimit.
  • Dhimbje koke të forta.
  • Prania e proteinave në urinë.

Simptoma të tjera të rënda që kërkojnë kontakt të menjëhershëm me mjekun përfshijnë:

  • Probleme me shikimin (shikim i paqartë, drita ndezëse).
  • Nauze, të vjella dhe dhimbje në zonën e kraharorit.
  • Konfuzion, ankth dhe frymëmarrje e vështirë.

Kontrollet e rregullta të tensionit të gjakut dhe urinës gjatë shtatzënisë janë të domosdoshme për të diagnostikuar në kohë këtë gjendje dhe për të parandaluar ndërlikimet. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakTestimi i lëkurës përmes sebumit mund të zbulojë Parkinsonin në fazat e hershme
Artikulli i rradhës Një i vrarë dhe 25 të tjerë në spital pas sulmit me raketa në veri të Izraelit

Ju sugjerojmë

Ushqyerja vetëm me gji lidhet me rrezik më të ulët të simptomave të ADHD-së te fëmijët

30/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Shtatzënia lë gjurmë në shëndetin e gruas edhe vite pas lindjes

29/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk sjellin përfitime

25/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Hashimoto dhe shtatzënia: Çfarë duhet të dini për rreziqet dhe një lindje të shëndetshme?

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas injeksionit Depo-Proverës: Shenjat që mund të tregojnë se jeni në pritje të ëmbël

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shëndeti i zemrës së nënës gjatë shtatzënisë lidhet me zhvillimin e fëmijës

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.