- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri nga Gjermania sugjeron se ngrënia në orët e vona të mbrëmjes mund ta vështirësojë ndjeshëm përpunimin e sheqerit në gjak nga trupi, duke ndikuar negativisht në shëndetin metabolik. Studiuesit nga Instituti Gjerman për Ushqyerjen Humane (DIfE) analizuan të dhënat nga një studim me binjakë, të realizuar…
Një studim i ri tregon se personat me diabet që kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë, qoftë në mënyrë të rregullt apo vetëm gjatë fundjavës, kanë një rrezik më të ulët për probleme serioze shëndetësore, përfshirë ato kardiovaskulare. Sipas studimit, edhe ata që janë pjesërisht aktivë –…
Shëndeti i dobët oral mund të jetë një tregues i hershëm i sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe problemet me veshkat, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Oral Rehabilitation”. Studiuesit nga Universiteti Shëndetësor Fujita në Japoni vërejtën se personat me mungesë dhëmbësh dhe…
Komisioni Evropian ka propozuar masa të reja për të ulur përdorimin e produkteve të duhanit, përmes një pakete taksash që synon rritjen e çmimeve në të gjithë BE-në. Dy propozimet kryesore përfshijnë rishikimin e Direktivës për Taksimin e Duhanit dhe krijimin e një burimi të ri të ardhurash për buxhetin…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar për zgjerimin e shërbimeve në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, duke theksuar përmirësimet e fundit në këtë institucion shëndetësor. Sipas tij, për herë të parë në këtë spital është hapur shërbimi i Kirurgjisë Maksillofaciale, ndërsa nga java e ardhshme pritet…
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë vendim për lëndën e parashtruar nga kryeministri Albin Kurti dhe shefja e GP të VV-së, Arbërie Nagavci. Ajo ka shpallur kërkesën e tyre të pranueshme dhe u ka dhënë 34 ditë deputetëve pér të zgjedhur presidentin/en. Pjesë nga vendimi: Gjykata, njëzëri, vendosi: I.…
Mosha e avancuar e nënës (AMA) përkufizohet si shtatzënia te gratë mbi 35 vjeç dhe konsiderohet si një shtatzëni me rrezik disi më të lartë. Sipas Health News, kjo moshë shoqërohet me komplikime të mundshme gjatë shtatzënisë, si kufizimi i rritjes së fetusit, preeklampsia, shkëputja e placentës, lindja e parakohshme…
Tragjedia në familjen kosovare në Schramberg të Gjermanisë, ka tronditur vendin. Një grua nga Kosova me nënshtetësi gjermane dhe djali i saj 3-vjeçar, u goditën nga një kamion dhe fatkeqësisht humbën jetën. Por mrekullisht në këtë rast të rëndë mbijetoi fëmija tjetër i saj, binjakja e djalit, me të cilët…

