- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një placentë e mbajtur është një gjendje serioze që mund të ndodhë pas lindjes dhe kërkon trajtim të menjëhershëm. Pas lindjes së fëmijës, placenta duhet të dalë natyrshëm përmes kontraktimeve të mitrës. Por në rreth 1–3% të lindjeve vaginale, placenta nuk largohet brenda 30–60 minutave dhe kjo quhet placentë e…
Klinika e Onkologjisë ka bërë të ditur se trendi i paraqitjes së sëmundjeve malinje në Kosovë ka mbetur i qëndrueshëm gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit regjistrohen mesatarisht rreth 2100 raste të reja të kancerit, shifër që paraqet një situatë të menaxhueshme dhe të monitoruar nga…
Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që marrin gjashtë ose më shumë receta të gabapentinës për dhimbje të shpinës kanë rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar demencë dhe dëmtim të lehtë njohës (MCI). Këto rreziqe ishin më të theksuara te të rriturit e moshës 35–49 vjeç,…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se trendi i paraqitjes së sëmundjeve malinje në Kosovë vazhdon të mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve të fundit. Në një njoftim, SHSKUK thekson se në baza vjetore regjistrohen mesatarisht rreth 2,100 raste të reja me kancer, duke e…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sëmundjet kronike jo-ngjitëse, përfshirë hipertensionin, vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend, duke paraqitur një sfidë të vazhdueshme për sistemin shëndetësor. Sipas të dhënave të publikuara nga IKSHPK për vitet 2023 dhe 2024,…
Heqja e fluoridit nga uji i pijshëm mund të çojë në rritje të rasteve të prishjes së dhëmbëve tek fëmijët dhe në kosto më të larta për sistemin shëndetësor, paralajmëron një analizë e re. Sipas studimit, nëse disa shtete ndalojnë shtimin e fluoridit në ujë, mbi 132 mijë fëmijë shtesë…
Obeziteti në fëmijëri nuk është vetëm problem shëndetësor, por mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në suksesin ekonomik në moshë të rritur, tregon një studim i publikuar së fundmi. Sipas hulumtimit, fëmijët që kanë peshë të tepërt kanë më pak gjasa të përparojnë ekonomikisht në të ardhmen krahasuar me bashkëmoshatarët me…
Një studim i ri i publikuar në Journal of the American Heart Association ka zbuluar se fëmijët e lindur nga nëna që kanë përjetuar shkëputje të parakohshme të placentës gjatë shtatzënisë kanë rrezik dukshëm më të lartë për sëmundje kardiovaskulare në moshë të re. Sipas hulumtimit të mbështetur nga American…

