- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në Ditën Botërore të Tuberkulozit, e cila shënohet çdo 24 mars, Spitali i Përgjithshëm Prim. Dr. Daut Mustafa ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 në rajonin e Prizrenit janë regjistruar gjithsej 66 raste me tuberkuloz. Sipas të dhënave, 62 prej tyre janë raste të reja, ndërsa 4 raste…
Në Spitalin e Përgjithshëm Dr. Sami Haxhibeqiri, procedura e kolonoskopisë po realizohet me sukses, duke ofruar shërbime diagnostike dhe terapeutike sipas standardeve bashkëkohore. Sipas të dhënave nga ky institucion shëndetësor, gjatë vitit 2025 janë kryer gjithsej 263 kolonoskopi, duke dëshmuar për rritjen e kërkesës dhe rëndësinë e këtij ekzaminimi në…
Numri i rasteve të konfirmuara nga shpërthimi i meningjitit B në Kent ka rënë në 29, nga 34 që ishin raportuar më herët, sipas të dhënave më të fundit nga UK Health Security Agency. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se ulja e numrit të rasteve vjen si rezultat i riklasifikimit…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 24 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe…
Tuberkulozi mbetet një sfidë serioze për shëndetin publik në Evropë, ndërsa një në pesë raste nuk diagnostikohet, sipas një raporti të publikuar nga World Health Organization dhe European Centre for Disease Prevention and Control. Raporti thekson se, pavarësisht rënies së përgjithshme të rasteve, progresi drejt eliminimit të sëmundjes është i…
Institutit Hidrometeorologjik i Kosoves njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu “Temperaturat minimale: 0 deri 3°C, Temperaturat maksimale: 11-14°C. Era: nga veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Arbresh.info
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi një test gjaku për zbulimin e kancerit kolorektal tek personat mbi 45-vjeç me rrezik mesatar. Ky test, i quajtur Shield dhe i prodhuar nga kompania Guardant Health, ofron një alternativë më të përshtatshme për ata që shmangin kolonoskopinë apo testet e jashtëqitjes…
Një studim i fundit nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) ka treguar se gratë pas menopauzës që janë mbipeshë ose obeze dhe zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare (CVD) kanë rrezik më të lartë për kancer të gjirit. Studimi u përqendrua në mbi 170,000 gra nga dy grupe evropiane, pa histori…

