- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi një test gjaku për zbulimin e kancerit kolorektal tek personat mbi 45-vjeç me rrezik mesatar. Ky test, i quajtur Shield dhe i prodhuar nga kompania Guardant Health, ofron një alternativë më të përshtatshme për ata që shmangin kolonoskopinë apo testet e jashtëqitjes…
Një studim i fundit nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) ka treguar se gratë pas menopauzës që janë mbipeshë ose obeze dhe zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare (CVD) kanë rrezik më të lartë për kancer të gjirit. Studimi u përqendrua në mbi 170,000 gra nga dy grupe evropiane, pa histori…
Rezultatet e humbjes së peshës me medikamente si Ozempic apo Wegovy mund të ndryshojnë nga personi në person. Një studim i publikuar së fundmi në revistën “Diabetes, Obesity and Metabolism”, ndihmoi në identifikimin e disa faktorëve që ndikojnë në suksesin e humbjes së peshës te njerëzit që përdorin agonistët e…
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 13–19 mars 2026 janë trajtuar gjithsej 39 raste të reja në nivel vendi, ku pjesa më e madhe lidhet me dhunën në familje. Sipas të dhënave të ZMNV-së nga totali i rasteve të trajtuara, prej…
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (MASh) ka shpallur thirrje publike për rekrutimin e një koordinatori dhe tre specialistëve në kuadër të Projektit për Arsimin dhe Kujdesin në Fëmijërinë e Hershme, i cili mbështetet nga Banka Botërore. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për gjithsej katër pozita profesionale: koordinator/e i/e projektit, specialist/e…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm si i shkëlqyer, ndërsa u diskutuan edhe mundësitë për avancimin e tij në fusha…
Kapsllëku kronik ndodh kur një person ka vështirësi në jashtëqitje për të paktën tre muaj. Edhe pse mund të shfaqet në çdo moshë, është më i zakonshëm tek të moshuarit. Rreth 15% e popullsisë globale vuan nga kapsllëku kronik, gjë që ndikon dukshëm në cilësinë e jetës. Studimet tregojnë se…
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e regjistruar ndonjëherë. Sipas kësaj agjencie të OKB-së, periudha 2015–2025 përbën 11 vitet më të nxehta që nga fillimi i matjeve klimatike. Viti 2025 renditet si i dyti ose i treti më i nxehtë në…

