Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

66 raste me tuberkuloz gjatë vitit 2025 në Spitalin e Prizrenit, apel për diagnostikim të hershëm

Lajme 24/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Ditën Botërore të Tuberkulozit, e cila shënohet çdo 24 mars, Spitali i Përgjithshëm Prim. Dr. Daut Mustafa ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 në rajonin e Prizrenit janë regjistruar gjithsej 66 raste me tuberkuloz.

Sipas të dhënave, 62 prej tyre janë raste të reja, ndërsa 4 raste janë rikthime të sëmundjes. Nga numri total, 41 raste i përkasin tuberkulozit pulmonar dhe 25 raste formave ekstrapulmonare.

Nga Spitali i Prizrenit bëjnë të ditur se të gjithë pacientët me tuberkuloz pulmonar janë testuar me analizën BK, ku 26 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, gjatë këtij viti nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga kjo sëmundje, ndërsa 39 pacientë kanë përfunduar me sukses trajtimin.

Në këtë institucion, trajtimi i tuberkulozit realizohet në repartin e Pulmologjisë, ku pacientët përfitojnë shërbime të avancuara diagnostike dhe terapeutike.

Ndër shërbimet kryesore përfshihen: analiza e këlbazës (BK), testi i lëkurës PPD për identifikimin e infeksionit latent, bronkoskopia për diagnostikim të avancuar, si dhe punkcioni pleural për rastet e dyshuara të tuberkulozit të pleurës.

Gjatë vitit 2025 janë realizuar 466 analiza BK, 261 teste PPD dhe 116 punkcione pleurale. Po ashtu, të gjithë pacientët janë testuar edhe për HIV.

Nga spitali bëhet e ditur se trajtimi me barna antituberkulare ofrohet falas për të gjithë pacientët, ndërsa rastet pozitive pranohen për trajtim të mëtejshëm në repart.

Sa i përket shpërndarjes sipas komunave, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prizren me 31 raste, pasuar nga Malishevë me 17 raste, Suharekë me 13 raste, Rahovec me 4 raste dhe Mamusha me 1 rast, ndërsa në Dragash nuk është raportuar asnjë rast./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 260 kolonoskopi gjatë vitit 2025 në Spitalin e Mitrovicës
Artikulli i rradhës S’ka vaksina kundër Rotavirusit, MSh thotë se po presin furnizimin nga UNICEF

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.