- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Estrogjeni luan rol kyç në mbrojtjen e grave nga tensioni i lartë i gjakut, sipas një studimi të ri nga University of Waterloo, që hedh më shumë dritë mbi mekanizmin biologjik pas këtij efekti mbrojtës. Hipertensioni prek mbi një miliard njerëz në botë dhe është një nga shkaqet kryesore të…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpallur konkurs për pozitat e drejtorëve në 15 klinika, për të udhëhequr njësitë kryesore klinike në institucionin më të madh shëndetësor në vend. Sipas njoftimit, konkursi është hapur për drejtues në këto klinika: Klinika e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, Klinika e Pulmologjisë, Instituti i…
Është konfirmuar vdekja e Ardita Gashit në QKUK, e dyshuara për vrasjen e dy personave të tjerë të dielën në Majac të Podujevës. Lajmi është konfirmuar nga Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së. “Sipas njoftimit nga Qendra Emergjente, po, edhe rasti 31-vjeçarja ka ndërruar jetë”, tha ajo. Ndryshe, mëngjesin e së…
Në kuadër të rubrikës “Mjeku i javës”, këtë herë sjellim një intervistë me mjekun specialist të ORL-së, Dr. Hekuran Shahini, i cili flet për infeksionet kronike të veshit tek fëmijët, shkaqet, simptomat, rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mënyrat e trajtimit. Intervista e plotë: Shneta: Infeksionet kronike të veshit tek…
Ka vdekur në QKUK edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës. Ai ishte duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj ka qenë shumë e rëndë. Lajmi për vdekjen e saj është konfirmuar për teve1.info nga ShSKUK. 31-vjeçarja pasi kishte vrarë një burrë,…
Studimet shkencore tregojnë se rritja me një kafshë shtëpiake ndihmon fëmijët të zhvillojnë më shumë ndjeshmëri dhe inteligjencë emocionale. Kujdesi për një kafshë i mëson ata të kuptojnë sinjale joverbale, si sjellja e një qeni apo e një maceje, dhe t’u përgjigjen nevojave me dhembshuri. Meqë kafshët varen plotësisht nga…
Jetëgjatësia në lindje në Bashkimin Evropian është 81.5 vjet, ndërsa në Maqedoni është 76.6 vjet. Kjo shifër ndryshon nga rajoni në rajon, me jetëgjatësinë më të lartë në rajonin spanjoll të Comunidad de Madrid, me 85.7 vjet, dhe më të ulëtën në rajonin Veri-Perëndimor të Bullgarisë, me 73.9 vjet. Gratë…
Një studim i ri sugjeron se diçka aq e thjeshtë sa konsumimi i vezëve mund të luajë rol në mbrojtjen e shëndetit të trurit. Studiuesit zbuluan se personat që konsumonin më shumë se një vezë në javë kishin 47% më pak rrezik për të zhvilluar Alzheimer krahasuar me ata që…

