- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Jetëgjatësia në lindje në Bashkimin Evropian është 81.5 vjet, ndërsa në Maqedoni është 76.6 vjet. Kjo shifër ndryshon nga rajoni në rajon, me jetëgjatësinë më të lartë në rajonin spanjoll të Comunidad de Madrid, me 85.7 vjet, dhe më të ulëtën në rajonin Veri-Perëndimor të Bullgarisë, me 73.9 vjet. Gratë…
Një studim i ri sugjeron se diçka aq e thjeshtë sa konsumimi i vezëve mund të luajë rol në mbrojtjen e shëndetit të trurit. Studiuesit zbuluan se personat që konsumonin më shumë se një vezë në javë kishin 47% më pak rrezik për të zhvilluar Alzheimer krahasuar me ata që…
Në Repartin e Oftalmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë vitit 2025 janë diagnostikuar gjithsej 910 pacientë përmes ultrazërit të syrit (eko-biometrisë), një metodë moderne dhe efikase diagnostikuese. Sipas njoftimit të spitalit, ky ekzaminim është i shpejtë, pa dhimbje dhe me saktësi të lartë, duke u…
Kosova është përballur me një javë të rëndë, pasi tri raste të ndara vrasjesh kanë ndodhur brenda një periudhe të shkurtër kohore, duke nxitur reagime dhe shqetësime për nivelin e sigurisë dhe rendit publik në vend. Ngjarja e parë u shënua të hënën e shkuar në Gjakovë, në orët e…
Shërbimi Spitalor ka njoftuar se në orët e vona të mbrëmjes në Qendrën Emergjente janë pranuar dy gra, të lindura në vitet 1953 dhe 1995, të plagosura me armë zjarri dhe të sjella nga Podujeva. Sipas njoftimit, të dyja pacientet janë pranuar në gjendje shumë të rëndë dhe janë futur…
Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve të fundit kanë humbur jetën mbi 160 persona. Ky sektor vlerësohet si më i rrezikshmi për sigurinë e punëtorëve. Për shkak të mosrespektimit të ligjit dhe…
Një studim i ri ka ngritur alarmin për përhapjen e dezinformatave rreth shëndetit mendor në rrjetet sociale, duke theksuar rrezikun për të rinjtë që gjithnjë e më shumë i përdorin këto platforma për vetë-diagnostikim. Sipas hulumtimit, deri në 56 për qind e rreth 5 mijë postimeve që trajtojnë tema si…
Gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 në 13 gradë. Bëhet e ditur se era do të fryjë erë…

