- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Paracetamoli është një nga qetësuesit e dhimbjeve më të përdorur në botë dhe shpesh merret për të lehtësuar shqetësime të përditshme si dhimbje koke, dhimbje shpine apo simptomat e ftohjes. Shumë njerëz mbështeten në këtë ilaç pa recetë për shkak të efektivitetit të tij dhe faktit se zakonisht konsiderohet i…
Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa dite në Vjenë ka marrë jetën e katër punëtorëve, tre prej tyre ishin shqiptarë. Sipas raportimeve, mes viktimave është edhe një person me inicialet Elvis Bibic, nga Novi Pazari. Ngjarja ndodhi si pasojë e shembjes së një skelë gjatë punimeve ndërtimore, duke…
Një studim i fundit ka analizuar lidhjen mes ujërave nëntokësore dhe rrezikut për sëmundjen e Parkinsonit, një çrregullim kronik që dëmton sistemin nervor dhe prek më shpesh të moshuarit. Rezultatet tregojnë se si mosha e ujit ashtu edhe lloji i akuiferit mund të ndikojnë në këtë rrezik, kryesisht për shkak…
Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se ka lëshuar autorizime shtesë lidhur me rastin e keqtrajtimit të fëmijës 5-vjeçar në Lipjan. Në njoftimin e Prokurorisë, bëhet e ditur se Policia e Kosovës është autorizuar për ndërmarrjen e veprimeve shtesë lidhur me këtë rast. ‘’Qëllimi i këtij autorizimi lidhet me ndërmarrjen…
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Oral, më 18 dhe 19 mars, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) janë zhvilluar aktivitete edukative, promovuese dhe ndërgjegjësuese, me synim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e shëndetit oral në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve. Aktivitetet janë realizuar me përfshirjen e…
Agjencia e Statistikave në Kosovë bashkë me ReKOS 2024 kanë bërë një hulumtim lidhur me gjendjen e papunësisë në Kosovë. Sipas të dhënave në Kosovë shkalla e papunësisë arrin deri në 13.9%. “Analiza përfshin të dhëna mbi popullsinë sipas gjinisë, përkatësisë etnike dhe tipit të vendbanimit, si dhe mbi popullsinë…
Gratë kanë më shumë gjasa të mbijetojnë nga kanceri krahasuar me burrat, por njëkohësisht përballen më shpesh me efekte të rënda anësore nga trajtimi, tregon një studim i publikuar në Journal of the National Cancer Institute. Sipas analizës, pacientet femra kanë rreth 21 për qind më pak rrezik për vdekje…
Sipas studimeve të fundit neurologjike, inflamacioni kronik në trup mund të jetë një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të Alzheimer’s disease, dhe jo thjesht pasojë e plakjes. Kur organizmi qëndron për një kohë të gjatë në një gjendje inflamacioni të lehtë por të vazhdueshëm, kjo mund të ndikojë edhe në…

