- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Testi i gjakut të porsalindurit, i njohur edhe si testi “prick i thembrës”, kryhet brenda 48–72 orëve pas lindjes dhe ndihmon në zbulimin e disa sëmundjeve të rralla që trajtohen më lehtë nëse vërehen herët. Testi është falas, dhe prindërit japin pëlqimin e tyre para kryerjes. Mes tjerash, bëhet duke…
Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell. Në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar bore. Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-51 km/h. Temperaturat minimale…
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, në një moshë shumë të re. “Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar në media të ndryshme, ndërsa vitet e…
Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun e Istref Zekajn. Ngjarja tragjike e cila ndodhi dje në Vjenë të Austrisë, ka ngjallur reagime të ashpra atje rreth sigurisë në punë. Fillimisht përmes një konference për media policia njoftoi se është urdhëruar që…
Ftohjet dhe gripi janë infeksione të traktit të sipërm respirator, por gripi mund të shkaktojë komplikime serioze gjatë shtatzënisë. Një ftohje zakonisht kalon vetë pas disa ditësh, ndërsa gripi mund të prekë hundën, fytin dhe mushkëritë dhe shpesh shkakton simptoma më të rënda, si lodhje e theksuar, dhimbje muskujsh, dhimbje…
Një studim i ri tregon se një mjet i bazuar në inteligjencë artificiale (AI) mund të zbulojë sëmundjen e Alzheimerit me rreth 93% saktësi duke analizuar skanimet MRI të trurit. Ky model përdor teknika të mësimit makinerik për të identifikuar ndryshime strukturore që lidhen me rënien njohëse dhe fazat e…
Studimet e fundit tregojnë se ushqimi që konsumojmë ka një ndikim të madh në shëndetin e trurit përmes të ashtuquajturit “aksi zorrë–tru”. Ky sistem përfshin lidhjen mes sistemit tretës dhe trurit dhe luan rol në humor, stres dhe funksionin njohës. Një studim i ri sugjeron se jo vetëm përdorimi i…
Arianit Sllamniku është lënë në liri. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka njoftuar se hetimet mbi Sllamnikun janë duke vazhduar, por të njëjtit i është mbyllur masa e arrestit shtëpiak. Si fillim, pas arrestimit Sllamnikut i ishte vendosur masa prej një muaji paraburgim,…

