Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një metodë e re diagnostikuese mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të Sëmundja e Alzheimerit, përpara se të shfaqen simptomat e para të kujtesës dhe të mendimit, sipas një studimi të ri shkencor. Hulumtimi i realizuar nga Duke University Medical Center dhe i publikuar në Nature Communications tregon se…

Më shumë

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5-vjeçar, i cili është i hospitalizuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në nivel të shputave. Sipas njoftimit, operimi është realizuar nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike, në përputhje me indikacionet mjekësore, përcjell Gazeta Shneta. Gjatë…

Më shumë