- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në mars të vitit 2013 filloi një rrugëtim që do të shënonte një kapitull të ri në ofrimin e shërbimeve farmaceutike. Me hapjen e barnatores së parë, u hodhën themelet e një vizioni të qartë: të ofrohet kujdes profesional farmaceutik, produkte cilësore dhe një shërbim i besueshëm për çdo qytetar.…
Një pjesë e madhe e grave nuk janë të vetëdijshme se menopauza mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin mendor, sipas një sondazhi të fundit në United Kingdom. Sondazhi i realizuar nga YouGov dhe i porositur nga Royal College of Psychiatrists zbuloi se vetëm 28 për qind e grave e dinin…
Dr. Valdet Hashani, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, tha se hapja e këshillimores së dytë për menaxhimin e sëmundjeve kronike jongjitëse paraqet arritje të rëndësishme për kryeqytetin dhe për QKMF-në. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Hashani bëri me…
Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për vitin 2025. Nga 1 marsi ka filluar deklarimi i pasurisë i zyrtarëve publik. Deri më tani këtë obligim ligjor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e…
Studentët e drejtimit të stomatologjisë në Universiteti i Prishtinës kanë zhvilluar një aksion protestues para Agjencia e Kosovës për Akreditim në Prishtinë, duke kundërshtuar rritjen e madhe të numrit të studentëve në këtë drejtim në disa kolegje private dhe duke kërkuar ruajtjen e standardeve akademike dhe profesionale. Aksioni u organizua…
Anesteziologu i njohur Dr. Dukagjin Binishi ka dal në përkrahje të qëndrimit të Shoqatës së Anesteziologëve të Kosovës, në lidhje me rastin e vdekjes së fëmijës tre vjeç në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjeku i njohur për kontributin e tij në dy lufta, Kroaci dhe Kosovë, si dhe ish-shef…
Përdorimi problematik i rrjeteve sociale mund të rrisë ndjeshëm simptomat e depresionit tek adoleshentët nën moshën 16 vjeç, sipas një studimi të ri të realizuar nga studiues të Miguel Hernández University of Elche në Spain. Gjetjet e studimit janë publikuar në revistën shkencore Scientific Reports dhe tregojnë se ndikimi i…
Dy ditë më parë, një foshnje dymuajshe ka vdekur në Tiranë. Nëna e foshnjës, Vjollca Shkëmbi ka folur për A2Cnn, ku mes lotësh ka treguar se fëmijën e ka sjellë në jetë si lindje e parakohshme. Sipas saj, mjekët e Tiranës duhet ta mbanin nën kujdesin e tyre për një…

