- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Endometrioza është një sëmundje kronike gjinekologjike që prek rreth 10% të grave në moshë riprodhuese në botë. Sëmundja ndodh kur ind i ngjashëm me atë që vesh brendësinë e mitrës fillon të rritet jashtë saj, zakonisht në vezore, tubat fallopiane ose në pjesë të tjera të zgavrës abdominale. Një studim…
Një studim i ri nga Icahn School of Medicine në Mount Sinai ka zbuluar se fetuset mund të kenë nivel më të lartë të kimikateve PFAS (“forever chemicals”) në gjak sesa ishte parashikuar më parë. Studiuesit analizuan 120 mostra të gjakut të kordoni umbilical dhe identifikuan 42 lloje të ndryshme…
Një rast i pazakontë u raportua në Gjermani, ku një burrë 62‑vjeçar pretendoi se kishte marrë 217 doza të vaksinave kundër COVID‑19 gjatë një periudhe prej rreth 29 muajsh, një numër jashtëzakonisht i madh krahasuar me rekomandimet zyrtare për vaksinim. Studiuesit nga Universiteti Erlangen‑Nürnberg u interesuan për këtë rast si…
Një studim i ri shkencor sugjeron se disa ndryshime specifike në dietë mund të ndikojnë në mënyrën se si organizmi përdor energjinë dhe djeg yndyrën. Studiuesit analizuan efektin e reduktimit të dy aminoacideve metioninë dhe cisteinë, të cilat gjenden kryesisht në ushqime të pasura me proteina si mishi, vezët dhe produktet…
Një studim i fundit sugjeron se gratë që lindin fëmijën e fundit pas moshës 33 vjeç kanë më shumë gjasa të arrijnë një jetëgjatësi të jashtëzakonshme, deri në 95 vjeç ose më shumë. Studiues nga University of Utah dhe Boston University School of Medicine analizuan të dhënat e mijëra grave…
Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi tha se situata e sigurisë në Lindjen e Mesme deri më tani nuk ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e barnave në Kosovë, por sfidë më e madhe mbetet mungesa e disa barnave në institucionet shëndetësore. Bytyqi tha se ende nuk ka ndikim…
Japonia ka bërë një hap të rëndësishëm në fushën e mjekësisë rigjenerative duke miratuar përdorimin klinik të terapive që bazohen në qelizat pluripotente të induktuara, të njohura si qeliza iPS. Këto qeliza krijohen duke riprogramuar qelizat e zakonshme të trupit, si ato të lëkurës ose të gjakut, në mënyrë që…
Qelizat pluripotente të induktuara (iPS) po hapin rrugë për trajtime revolucionare të sëmundjeve kronike të zemrës dhe dëmtimeve neurologjike. Këto qeliza mund të riprogramohen për të krijuar qeliza të muskulit të zemrës ose neuronale, duke zëvendësuar ato të dëmtuara dhe duke rikthyer funksionin normal të organeve, shkruan Weird, transmeton Gazeta…

