- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sot, në moshën 50-vjeçare, ka ndërruar jetë infermieri Nehat Deda, punonjës i QKMF-së në Ferizaj. Lajmin e bëri të ditur familja e tij. Varrimi do të bëhet sot, në orën 15:30, në Doganaj, Kaqanik, përcjell Gazeta Shneta. Menaxhmenti dhe stafi i QKMF-së kanë shprehur ngushëllimet për familjen, kolegët dhe miqtë.
Një foshnje e porsalindur me një sëmundje metabolike të rrallë mori trajtim me teknologjinë CRISPR gene editing, duke korrigjuar mutacionin gjenetik që pengonte metabolizmin normal. Pa ndërhyrje, gjendja e foshnjës mund të kishte qenë fatale, pasi organizmi nuk mund të përpunonte disa substanca kritike për funksionet jetësore. Trajtimi ishte plotësisht…
Një studim i publikuar në revistën shkencore Nature Medicine sugjeron se përdorimi i përditshëm i multivitaminave mund të ndikojë në ngadalësimin e procesit të plakjes biologjike. Studiuesit analizuan të dhënat e 958 personave të moshës rreth 70 vjeç, të cilët morën pjesë në një studim dyvjeçar. Qëllimi i kërkimit ishte…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se të gjitha barnat që gjenden në stokun e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) tashmë janë bërë publike, pas raportimeve për mungesa të shumta të barnave esenciale në klinikat e QKUK-së, veçanërisht për pacientët…
Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1°C, ndërsa maksimalet 15 deri në 18°C. Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare. /Gazeta Shneta/
Një rast i pazakontë në botën e shkencës ka tërhequr vëmendjen e komunitetit mjekësor ndërkombëtar ku një shkencëtare vendosi të testojë një terapi eksperimentale kundër kancerit në trupin e saj. Bëhet fjalë për virologen kroate Beata Halassy, e cila u diagnostikua me tumor të gjirit dhe vendosi të përdorë një…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpallur konkurs për pozitën Drejtor i Shërbimeve të Përbashkëta Teknike-Administrative (ShPTA), me mandat katërvjeçar. Qëllimi kryesor i kësaj pozite është menaxhimi i stafit, pajisjeve, teknologjisë, proceseve, sigurisë, materialeve dhe informacionit, me synim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientët në kuadër të QKUK-së,…
Inteligjenca artificiale po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si shkencëtarët zbulojnë dhe zhvillojnë ilaçe të reja. Duke përdorur algoritme të avancuara, studiuesit mund të analizojnë miliona molekula kimike dhe të identifikojnë ato që kanë potencial për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Tradicionalisht, procesi i zhvillimit të një ilaçi të ri është…

