Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Disa minuta më parë janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijë. Për këtë ka njoftuar ministri për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti. Qeveria në detyrë më 22 maj e ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, vendim që ka nxitur reagime shkaku që në prag…

Më shumë

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të New Yorkut ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë mijëra punëtorë në qytetin më të madh të SHBA-së që këtë vit, ndërsa theksoi se ndikimi afatgjatë i saj mbetet i pasigurt. Kontrollori i qytetit të New Yorkut, Mark Levin tha se…

Më shumë

Reparti i Oftalmologjisë në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka realizuar 143 operacione të syrit gjatë tre muajve të fundit, duke vazhduar të ofrojë shërbime specialistike për pacientët nga Mitrovica dhe rajoni. Sipas njoftimit të spitalit, gjatë kësaj periudhe në repart janë trajtuar edhe 153 pacientë të shtrirë, të…

Më shumë

Në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë pritet të shtohen disa shërbime të reja që lidhen me kujdesin në fëmijërinë e hershme. Këto shërbime synojnë të lehtësojnë qasjen në kujdes shëndetësor dhe ta përmirësojnë mbështetjen për fëmijët dhe familjet e tyre. Psikologët klinikë, fizioterapeutët, logopedët dhe punëtorët socialë janë profesionistët…

Më shumë

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 25 në 29 gradë. Era pritet të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Më shumë