- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Rezistenca antimikrobiale (AMR) në bakteret ushqimore mbetet një shqetësim serioz për shëndetin publik në Evropë, duke kufizuar opsionet e trajtimit, paralajmërojnë agjencitë europiane. Bakteret më të zakonshme që shkaktojnë sëmundje ushqimore, si Salmonella dhe Kampilobakteri, tregojnë nivele të larta rezistence ndaj antibiotikëve të rëndësishëm, përfshirë ciprofloksacinën. Raporti i fundit i…
Përmbajtja që të rinjtë shohin në rrjetet sociale mund të ndikojë drejtpërdrejt në qëndrimet dhe sjelljen e tyre ndaj alkoolit. Një studim i ri ka zbuluar se shikimi i influencerëve duke konsumuar alkool në postimet e tyre rrit dëshirën e të rinjve për të pirë. Hulumtimi, i realizuar nga “Rutgers…
Konstipacioni ndodh kur jashtëqitja e bebës është e fortë dhe e thatë, duke e bërë të vështirë për të kryer nevojën. Ky problem është më i zakonshëm tek bebet që ushqehen me formulë sesa tek ato që ushqehen me gji dhe shpesh shfaqet gjatë kalimit nga qumështi ose formula tek…
Marrja e përditshme e suplementeve me vitamina mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes biologjike, megjithatë ekspertët paralajmërojnë se ato nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të shëndetshme dhe aktivitetin fizik. Një studim i ri sugjeron se konsumimi i një multivitamine çdo ditë mund të ngadalësojë procesin e plakjes biologjike,…
Në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës, ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore një foshnjë rreth 2 muajshe. Burime konfidenciale nga policia dhe spitali, bëjnë të ditur se foshnja aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dyshohet se kjo gjendje ka ardhur nga kequshqyerja. Foshnja ka lindur…
Urinimi i shpeshtë është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë. Ky fenomen quhet gjithashtu “fshikëza hiperaktive” dhe lidhet kryesisht me ndryshimet hormonale dhe shtimin e presionit mbi fshikëzën nga mitra që rritet për të akomoduar foshnjën. Shkaqet kryesore sipas burimit PregnancyBirthBaby.au janë këto: Dobësimi i muskujve të dyshemesë pelvike, të cilët…
Eko-ankthi është termi që përshkruan reagimet emocionale të njerëzve ndaj pritshmërive dhe përvojave të lidhura me ndryshimet klimatike, shpjegon psikologia Teresa Pereira. Ky fenomen bëhet gjithnjë më i dukshëm ndërsa ekstremet klimatike, si temperaturat e larta, thatësirat, zjarret e mëdha dhe stuhi të fuqishme, po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e…
Një studim i ri ka zbuluar se loja Tetris mund të ndihmojë në zvogëlimin e kujtimeve të padëshiruara të traumës, të njohura si “flashback”, duke lehtësuar simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD). Sipas hulumtimit të publikuar në revistën shkencore “The Lancet Psychiatry”, mbajtja e trurit të angazhuar me një…

