Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sot shënohen gjashtë vjet nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë. Rastet e para u diagnostikuan më 13 mars 2020 në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përkatësisht në Departamentin e Mikrobiologjisë. Sipas të dhënave zyrtare, nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 13…

Më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se mjekët që kanë përfunduar specializimet janë në proces të licencimit dhe se brenda dy javëve të ardhshme pritet hapja e konkursit për punësimin e tyre, me prioritet anesteziologët. Ai theksoi se licencimi është kusht i domosdoshëm për secilin mjek që dëshiron të…

Më shumë