- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se fenomeni i ashtuquajtur “shi i zi” dhe prania e përbërjeve toksike në atmosferën e Iranit, pas sulmeve ndaj instalimeve të naftës, mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, veçanërisht në sistemin respirator. Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara, e cila ka zyra në…
Bashkimi Evropian regjistroi një numër rekord produktesh të rrezikshme të ndaluara në vitin 2025, sipas raportit më të fundit për sigurinë e konsumatorëve. Kozmetika, lodrat dhe pajisjet elektrike kryesojnë listën e produkteve që u identifikuan si potencialisht të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë. Sipas raportit, në sistemin evropian të paralajmërimit…
Shërbimet e shëndetit digjital po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në Evropë. Pandemia e COVID-19 i shtyu shumë vende të zhvillojnë ose të zgjerojnë konsultat mjekësore në distancë, dhe që nga ajo kohë telekonsultimet kanë vazhduar të rriten. Një element kyç në këtë transformim është qasja në dosjet elektronike…
Rënia e lindshmërisë është një trend i dukshëm në shumë vende evropiane, por Turqia po përjeton uljen më të madhe gjatë dekadës së fundit. Sipas të dhënave të institutit statistikor “TurkStat”, norma totale e fertilitetit në Turqi ra nga 2.11 fëmijë për grua në vitin 2013 në 1.51 në vitin…
Gratë që lindin fëmijën e fundit pas moshës 33 vjeç kanë më shumë gjasa të jetojnë deri në 95 vjeç, sugjeron një studim. Studiues nga Universiteti i Utah dhe Universiteti i Bostonit analizuan të dhënat e jetëgjatësisë së mijëra grave. Gjetjet e tyre tregojnë një lidhje mes moshës kur një…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka kërkuar, përmes një reagimi publik, rritjen e stafit mjekësor me onkologë të rinj në Klinikën e Onkologjisë. Sipas njoftimit, çdo specialist i papunësuar përfaqëson një mundësi të humbur për diagnostikim më të shpejtë, trajtim më të personalizuar dhe përmirësim të kujdesit për pacientët me…
Rina Krasniqi dhe Vita Krasniqi shpallin të humbura dëftesat e shkollës fillore. Emri: Rina Krasniqi Shkolla “Xhemail Mustafa”, Prishtinë Viti shkollor: 2010-2015 Emri: Vita Krasniqi Shkolla: “Xhemail Mustafa”, Prishtinë Viti shkollor: 2008-2013 Vërejtje: Kjo shpallje është me shkrim në adresën elektronike të redaksisë së Gazetës Shneta më datë 10.03.2026. Redaksia…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Gjatë takimit të dy palët kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, ndërsa ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. “Me këtë rast u shpreh mirënjohje për mbështetjen e…

