- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Dyshohet se një 17-vjecar ka therur me thikë një 21-vjecar në Kaçanik. Policia ka njoftuar se i lënduari ka pësuar lëndime, për të cilat edhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. “Me datën 09.03.2026, rreth orës 20:50, policia në Kaçanik është njoftuar nga Qendra Emergjente se një…
Brenda 24 orëve në Polici janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, e ku në katër raste viktimat ishin gra. Nga këto, tre raste janë dërguar në procedurë rregullt, dy në mbajtje dhe një rast është në hetim. Fushë Kosovë / 09.03.2026–14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për…
Rritja e temperaturave për shkak të ndryshimeve klimatike mund të ndikojë edhe në raportin mes lindjeve të djemve dhe vajzave. Një studim i ri i realizuar nga studiues të University of Oxford tregon se kur temperaturat kalojnë 20°C, lindin më pak djem krahasuar me vajzat. Rezultatet e studimit janë publikuar…
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me stabilitet atmosferik. Parashihen kthjellime dhe rreze diellore me shumë pak vranësira lokale.Temperaturat ditore do të shënojnë rritje kurse ato të mëngjesit ulje. Minimalja rreth -1 gradë Celsius, kurse maksimale deri në 16 apo 17 gradë Celsius.
Presidentja Vjosa Osmani do të flasë sonte në “Çime Peka LIVE” në Syri TV në Shqipëri për “të vërtetat” e saj, siç ka paralajmëruar televizioni. Syri TV njoftoi për një “rrëfim ekskluziv” të presidentes së Kosovës pasi ajo ndau përfundimisht rrugët me kryeministrin Albin Kurti. Osmani dhe Kurti patën një…
Zyrtarët doganorë në Doganën e Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara me vlerë rreth 13 mijë euro gjatë një kontrolli të detajuar të një dërgese në Zyrën Doganore në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit janë identifikuar preparate për trajtimin e flokëve pas implantit, të cilat nuk ishin përfshirë në…
Policia ka njoftuar se qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke kaluar pranë një restoranti në Suharekë, ka gjetur 300 euro para të gatshme në tokë. Ajo ka raportuar rastin dhe i ka dorëzuar mjetet financiare në Stacionin Policor Suharekë rreth orës 20:15 të po asaj dite. Tutje, në njoftim…
Partia Guxo me drejtues Donika Gërvallën dhe Faton Pecin kanë dalë me komunikatë për media pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit nga të gjitha funksionet në këtë parti. “Guxo” tha se këtë e kuptuan nga rrjetet sociale dhe mediat, por jo edhe nga ai vetë. “I dëshirojmë shëndet dhe elan për…

