- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Partia Guxo me drejtues Donika Gërvallën dhe Faton Pecin kanë dalë me komunikatë për media pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit nga të gjitha funksionet në këtë parti. “Guxo” tha se këtë e kuptuan nga rrjetet sociale dhe mediat, por jo edhe nga ai vetë. “I dëshirojmë shëndet dhe elan për…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Ankesën në Kushtetuese e kishte dorëzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Kosovës. Sipas masës së përkohshme e cila vlen deri më 31 mars, ndalohet…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast penal lidhur me kërcënimet e raportuara ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Sipas njoftimit zyrtar, rasti është iniciuar sot dhe lidhet me dyshimet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, të paraparë me…
Ndryshimet në sjellje si ankthi, depresioni, nervozizmi, apatia apo agjitimi mund të shfaqen shumë vite para se një person të diagnostikohet me demencë. Kështu tregon një studim i ri nga Karolinska Institutet në bashkëpunim me University of Perugia, i publikuar në revistën shkencore Alzheimer’s & Dementia. Studiuesit analizuan të dhënat…
Viruset e traktit të frymëmarrjes vazhdojnë të jenë aktive. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është rritur numri i kontrolleve por edhe fëmijëve të hospitalizuar. Një pjesë e tyre trajtohen edhe me mbështetje oksigjeni. “Për momentin pacientët më të vegjël janë në moshë shumë të hershme, që nga të sapolindurit…
Në Spitalin e Mitrovicës, foshnjat e sapolindura po përfitojnë nga një kontroll i detajuar mjekësor menjëherë pas lindjes, që përfshin ekografinë e kokës, abdomenit dhe monitorimin e rrahjeve të zemrës. Në Repartin e Neonatologjisë, një ditë e zakonshme e punës sheh Dr. Agim Sherifin me sondën e ultrazërit në dorë,…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 30 lindje, nga të cilat 18 vajza dhe 12 djem. Përveç shërbimeve obstetrike, spitali ka ofruar edhe një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore: 3,030 vizita specialistike 220 pranime të reja pacientësh 187 pacientë të…
Një studim i ri tregon se inteligjenca artificiale (AI) mund të përdoret për të zbuluar rrezikun e sëmundjeve serioze të zemrës tek gratë, duke analizuar mamografitë që ato bëjnë zakonisht për kontrollin e kancerit të gjirit. Studiuesit zbuluan se kalciumi në arteriet e gjirit, i dukshëm në mamografi, lidhet me…

