- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
QKSUK ka iniciuar një tender me vlerë mbi 1.8 milion Euro për Autokllav dhe pajisje tjera. Afati për dorëzimin e ofertave është ulur nga 45 në 15 ditë. Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës ka iniciuar një tender me titull “Furnizim me Autokllav, Unitate Stomatologjike, Tavolina Laboratorike për Punime Dentare…
Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, zhurmës mjedisore dhe kimikateve toksike po lidhet gjithnjë e më shumë me rritjen e rrezikut për probleme të shëndetit mendor, paralajmëron European Environment Agency (EEA). Agjencia bën thirrje për “veprim urgjent dhe drastik”, duke theksuar se edhe ulje të moderuara të ndotjes mund të sjellin…
Një studim sugjeron se lloji specifik i ujit që pini mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit. Parkinsoni, nga i cili vuajnë rreth 1 milion amerikanë (meqë aty ka statistika), është një çrregullim neurologjik progresiv i shkaktuar nga vdekja e qelizave nervore në tru që prodhojnë dopaminë. Mungesa e…
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë po vazhdojnë përpjekjet për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore përmes angazhimit profesional të specialistëve. Nga ky institucion bëhet e ditur se në kuadër të Repartit të Internos, shërbime të specializuara në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve endokrine ofrohen nga endokrinologet…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Pejës janë realizuar 16 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa janë ofruar edhe qindra shërbime të tjera mjekësore për pacientët. Sipas të dhënave ditore, janë kryer 499 vizita specialistike, ndërsa 47 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Aktualisht, 193 pacientë po marrin trajtim në repartet…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 13 aksidente me të lënduar…
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Deri më tani është propozuar vetëm një kandidat për president, ai është Glauk Konjufca. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dje ka bërë të ditur se Konjufca është propozuar me nënshkrimet e 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje…
Numri i fëmijëve me obezitet në mbarë botën pritet të arrijë në 228 milionë deri në vitin 2040, duke tejkaluar për herë të parë numrin e fëmijëve nën peshë, sipas raportit të fundit World Obesity Atlas 2026, publikuar nga World Obesity Federation. Sipas raportit, në vitin 2025 rreth 177 milionë…

