Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Të enjten parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu. Më pas gjatë ditës priten vranësira të shpeshta dhe intervale kthjellimesh, ndërsa lokalisht vranësirat do të marrin karakter zhvillimi dhe do të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa…

Më shumë

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kandidat për president, Glauk Konjufcën. “Në këto rrethana, Lëvizja VETËVENDOSJE!, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të…

Më shumë

Të dhënat më të fundit nga Studimi i Iniciativës Evropiane për Mbipeshën e Fëmijëve (COSI) nxjerrin në pah një situatë shqetësuese lidhur me ushqyerjen dhe peshën trupore te fëmijët në Maqedoninë e Veriut. Sipas Institutit për Shëndetin Publik, 31.2% e fëmijëve të moshës 6–9 vjeç janë mbipeshë, ndërsa 13.7% jetojnë…

Më shumë