- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, diagnostikimi i sëmundjeve të syrit po realizohet në mënyrë të rregullt përmes përdorimit të aparaturës OCT (Tomografia e Koherencës Optike). Sipas të dhënave nga reparti përkatës, oftalmologët kryejnë në baza ditore ekzaminime për pacientët me probleme të shikimit, duke përdorur këtë…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka mohuar se janë përshtatur specifikat në tenderin për renovimin e shërbimit të Hemodializës. Tenderi me titull “Renovimi i Hemodializës” me vlerë të parashikuar mbi 720 mijë Euro, është bërë objekt i ankesave nga operatorët ekonomik, shkruan Gazeta Shneta. Njëri nga këta operatorë i…
Dita Botërore e Obezitetit shënohet çdo vit më 4 mars dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për obezitetin si një sfidë serioze globale për shëndetin. Dita Botërore e Obezitetit u vendos për herë të parë në vitin 2015. Objektivi kryesor është ai i gjetjes së një zgjidhjeje për krizën e obezitetit,…
Pa përmirësim të ndjeshëm në parandalim dhe zbulim të hershëm, numri i grave që jetojnë me sëmundje kardiovaskulare pritet të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme, paralajmëron American Heart Association. Duke analizuar trendet historike nga dy anketa kombëtare shëndetësore dhe parashikimet demografike të popullsisë, organizata vlerëson se përqindja e grave…
Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në mëngjes dhe nga 14 deri 17°C gjatë ditës.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me cilësi jo të mirë të ajrit. Bazuar në të dhënat e fundit të ‘IQ AIR’ , Kosova sonte renditet në vendin e 23-të për nga cilësia e ajrit në botë. Sipas të dhënave të fundit, vlera e nivelit të grimcave të…
Të paktën 165 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të shtunën nga ajo që Irani e quan një sulm ajror në një shkollë vajzash në jug të vendit. Ushtria izraelite tha se nuk ishte në dijeni të sulmeve në zonë, ndërsa ushtria amerikane tha se po i…
Një studim i ri tregon se një kurs dy-javor me metformin ose ursodeoxycholic acid (UDCA) nuk përmirësoi ndjeshëm rikuperimin nga simptomat e long COVID, pavarësisht studimeve të mëparshme që sugjeronin se metformina mund të ulte rrezikun afatgjatë kur përdorej gjatë infektimit akut. Studimi është publikuar në Annals of Internal Medicine.…

