- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri nga Mayo Clinic tregon se përdorimi i paligjshëm i ilaçit për ADHD, Adderall, mund të shkaktojë stres të konsiderueshëm në zemrën e të rinjve. Studimi u fokusua kryesisht tek studentët që e përdorin ilaçin për të rritur përqendrimin gjatë studimeve. Sipas hulumtimit, një dozë e vetme…
Një studim i ri nga Tufts University tregon se mënyra e jetesës gjatë viteve para kolegjit mund të ndikojë në peshën dhe indeksin e masës trupore (BMI) gjatë moshës së rritur. Hulumtimi, i publikuar në Nutrients, ndoqi 4,641 studentë të ardhshëm të Tufts University midis viteve 1998–2007 dhe u rikthye…
Lufta lë gjurmë të padukshme në mendje dhe në zemrat e atyre që rriten mes saj. Brezi i ri në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme po përballet me një realitet që formëson jo vetëm të tashmen e tyre, por edhe mënyrën se si do ta shohin botën në…
Përveç kryetarit aktual Pleurat Sejdiu, edhe nënkryetari Gjonbalaj është paraqitur si kandidat për kryetar të OMK-së. Pas përfundimit të zgjedhjeve për Kuvend, Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se KQZ i ka certifikuar dy kandidatë për kryetar, Pleurat Sejdiu dhe Naser Gjonbalaj, shkruan Gazeta Shneta. “Komisioni Qendror…
Një 10-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte .Ngjarja tragjike sipas Portalb.mk, është raportuar sot rreth orës 09:25, ndërsa fëmija është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës nga prindërit, pasi janë njoftuar nga një fqinj. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër…
Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka regjistruar gjatë vitit 2025 gjithsej 20 mijë e 27 vizita specialistike, me një mesatare prej 54 fëmijësh që kanë marrë shërbim çdo ditë. Gjatë këtij viti, 763 pacientë të shtrirë janë trajtuar në repart. Stafi i repartit përbëhet nga dy…
Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, këtë herë sjellim një intervistë me specialisten e biokimisë Dr. Arieta Nuhiu, e cila shpjegon se kur rekomandohen kontrollet laboratorike për personat e shëndetshëm, cilat analiza konsiderohen bazë, si ndikojnë faktorët e përditshëm në rezultate dhe kur nevojiten teste më të avancuara. Intervista…
Një studim paraprak sjell rezultate intriguese, mostrat e flokëve të personave me sëmundjen e Parkinsonit treguan nivele dukshëm më të ulëta të hekurit dhe bakrit, ndërsa njëkohësisht vlera të rritura të manganit dhe arsenit. Autorët e studimit, të udhëhequr nga biologu Ming Li nga Hebei University, thonë se gjetjet e…

