Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka publikuar emrat e shefave të Divizioneve në administratë. Shefat e zgjedhur në konkursin e fundit janë publikuar në ëebfaqen e SHSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta. Violetë Sejdiu është zgjedhur shefe e Divizionit për Buxhet Arsim Qorolli është zgjedhur Shef i Divizionit për…

Më shumë

Në kuadër të Repartit të Neurologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, është në funksion aparatura e EEG-së, përmes së cilës kryhet një procedurë mjekësore jo-invazive dhe plotësisht e padhimbshme për regjistrimin e aktivitetit elektrik të trurit. Kjo aparaturë u mundëson mjekëve neurologë të identifikojnë çrregullime të…

Më shumë

Një person i cili kishte shkuar në QKUK për tretman mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore ka ndërruar jetë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:30, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se me vendim të…

Më shumë

Moti sot do të jetë me vranësra të shpërndara dhe me intervale me diell. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 e deri në 2 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13 e deri në 17 gradë Celsius .Do…

Më shumë