Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë  në Shkup iu përgjigj pasditen e sotme disa prej raportimeve në media për vdekjen e një gruaje që humbi jetën menjëherë pas lindjes. “Më 27.02.2026, një paciente 34-vjeçare me rrezik të lartë me shtatzëninë e saj të 5-të radhazi lindi në Klinikën për Gjinekologji dhe…

Më shumë

Përderisa muslimanët në mbarë botën shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, shumë po mendojnë se çfarë të hanë për të qëndruar energjikë gjatë orëve të gjata të agjërimit. Ekspertët e të ushqyerit (nutricionistët) thonë se një qasje e ekuilibruar ndaj syfyrit dhe iftarit duke u përqendruar në ushqime të plota,…

Më shumë