- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të jetë i sigurt për një pjesë të pacientëve me sëmundje reumatike, por kërkon vlerësim të kujdesshëm individual. Kështu thekson internistja reumatologe Jehona Ismaili Kadriaj, në një intervistë për Gazetën Shneta, duke theksuar se vendimi për agjërim duhet të merret gjithmonë në konsultim me…
Tani e tutje çdo qytetarë i cili futet me veturë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të paguajnë nga 1 euro për qëndrim deri 1 orë, për dallim kur më herët paguanin 50 cent. Ky vendim është paraparë në rregulloren e re për shfrytëzim të parkingut në hapësirat e…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga sot ka filluar matja falas e tensionit të syrit në këtë sital. “Sot filloi matja falas e tensionit të syrit! Që në ditën e parë, dhjetëra pacientë shfrytëzuan mundësinë për kontroll falas në kuadër të Javës Botërore të Glaukomës.” ka shkruar…
Injorimi nga dikush që ka rëndësi për ne nuk është vetëm dhimbje emocionale. Sipas kërkimeve me imazheri të trurit, ndjesia e refuzimit social aktivizon të njëjtat zona që nxisin dhimbjen fizike. Ekspertët shpjegojnë se kjo është arsyeja pse të ndihesh i shpërfillur ose i pavlerësuar mund të përjetohet po aq…
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë vitit 2025 janë kryer mbi 700 ekzaminime me Tomografi të Kompjuterizuar (CT), duke e renditur këtë shërbim ndër më të përdorurit në diagnostikimin radiologjik. Sipas njoftimit të spitalit, shërbimi i CT-së ofrohet 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në…
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Fushë-Kosovë, Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Prizren, Pejë, Istog dhe Klinë. Katër të dyshuar u dërguan në mbajtje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Fushë-Kosovë u shoqëruran në Polici dy gra nën dyshimin se kishin pasur një…
Me afrimin e pranverës dhe rritjen e temperaturave, poleni nis të bëhet një nga shqetësimet kryesore për personat që vuajnë nga alergjia sezonale (hayfever). Kruajtja e syve, rrjedhja e hundës, teshtimat dhe vështirësitë në frymëmarrje janë ndër simptomat më të shpeshta që shfaqen gjatë kësaj periudhe. Ekspertja Tina Patel ka…
Teksa vendi po hyn në ditët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka paralajmëruar se dështimi për ta përmbyllur procesin deri më 5 mars do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Sipas Cakollit, debati politik po zhvillohet më…

