Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 45 aksidente rrugore nëpër rrugët e Kosovës. Nga 45 aksidente, 21 kanë përfunduar me të lënduar dhe 24 me dëme materiale. Po ashtu gjatë këtij intervali kohor janë shqiptuar 1892 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor. 11 persona janë…

Më shumë

Dhimbja, fryerja në regjionin inguinal dhe vështirësitë gjatë aktiviteteve fizike mund të jenë shenja të hernisë inguinale, një gjendje që kërkon trajtim të duhur dhe në kohë për të shmangur komplikimet. Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, kirurgu abdominal Adriatik Lajçi flet për shkaqet, simptomat, diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal…

Më shumë

Vendi sot do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometerologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i…

Më shumë