Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara gjatë ditës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperatura minimale që do të lëvizin ndërmjet -4 dhe -2 gradë Celsius, përcjell Gazeta Shneta. Gjatë mesditës dhe pasdites, temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.…

Më shumë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës 03:10, nga QKUK-ja është arratisur i burgosuri F.M. I dënuari në fjalë është hospitalizuar më datë 16.02.2026 nga Qendra Korrektuese në Dubravë në QKUK, në repartin e Onkologjisë, kati i dytë, dhoma nr. 2, së bashku me pacientë të tjerë. I…

Më shumë

Çështja e mos-pagesës së ndërrimeve të natës, orëve shtesë dhe punës në fundjavë është bërë problematike edhe për punonjësit e shëndetësisë. IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës se një gjë e tillë ka dekurajuar edhe punëtorët e policisë, zjarrfikësit dhe gardianët. Në një prononcim për IndeksOnline, kryetarja e Federatës së Sindikatave…

Më shumë

Një pilulë e re për humbje peshe, orforglipron nga Eli Lilly and Company, ka treguar efekt më të mirë se alternativat aktuale orale në provat klinike. Sipas studimit të publikuar në The Lancet, pacientët humbën mesatarisht 6–8% të peshës trupore me orforglipron, krahasuar me 4–5% me semaglutide orale. Rreth 60%…

Më shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, pas një kontrolli të realizuar nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar në pikën doganore në Vërmicë. Sipas njoftimit, pas shqyrtimit të lëndës me nr. të aplikacionit PIKF297960/2026, të datës 18 shkurt, është ndaluar hyrja në Kosovë…

Më shumë