- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, pas një kontrolli të realizuar nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar në pikën doganore në Vërmicë. Sipas njoftimit, pas shqyrtimit të lëndës me nr. të aplikacionit PIKF297960/2026, të datës 18 shkurt, është ndaluar hyrja në Kosovë…
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e foshnjës në maternitetin e Spitalit Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt dhe e denoncuar nga nëna e foshnjës pak ditë më pas, ndërsa ndaj mjekut që ndoqi aktivitetin e lindjes ka nisur procedimi penal për neglizhencë mjekësore.…
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka përfituar 10,063,676 dollarë amerikanë nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund, ka bërë të ditur ministri Arben Vitia. Sipas njoftimit, më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën, duke mobilizuar…
Fatlume Shala i është nënshtruar një ndërhyrjeje të rëndë kirurgjikale për transplantim të mëlçisë në Turqi, në një përpjekje për të fituar betejën për jetën. Në këtë sfidë të madhe, pranë saj ndodhet nëna, Mirveta, e cila ka dhuruar një pjesë të mëlçisë për t’i dhënë vajzës një shans të…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se aktualisht në këtë institucion janë të shtrirë 179 pacientë që po marrin përkujdesje shëndetësore. Sipas raportit ditor, vetëm gjatë ditës së djeshme janë pranuar 36 pacientë të rinj për trajtim të mëtejshëm, nga gjithsej 454 vizita specialistike të realizuara. Gjatë…
Evropa pritet të mbetet rajoni me konsumin më të lartë të duhanit në botë deri në vitin 2030, ndërsa përdorimi i cigareve elektronike dhe produkteve të reja me nikotinë po tërheq gjithnjë e më shumë të rinj, paralajmëron World Health Organization. Sipas raportit të ri për Rajonin Evropian të OBSH-së…
Derisa në Kosovë aktualisht vëmendjen me të madhe e kanë zhvillimet politike, Zyra e Rregullatorit për Energji po vazhdon të shqyrtojë mundësinë për shtrenjtim të rrymës. Kjo zyrë bëri të ditur se janë duke analizuar dhe shqyrtuar mundësinë e shtrenjtimit të tarifave. “Vlerësimi i këtyre aplikacioneve është në proces dhe…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar…

