- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Qeveria e Spanjës do të zbatojë një rregullore që ndalon shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16 vjeç, duke u bazuar në të dhëna që paralajmërojnë për rreziqet e kafeinës te adoleshentët. Ministri i të Drejtave Sociale, Pablo Bustinduy, bëri të ditur se kufizimi do të jetë edhe…
Studiuesit kanë zbuluar se ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave ekstreme mund të përshpejtojë plakjen biologjike, veçanërisht tek të moshuarit. Sipas studimit, personat që jetojnë në qytete vazhdimisht më të nxehta shfaqin ndryshime më të shpejta në shënuesit e ADN-së që lidhen me procesin e plakjes, krahasuar me ata që jetojnë…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se përputhje me Udhëzimin Administrativ (UA) në fuqi, përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë të liruar nga tarifa 3 euro për natë gjatë qëndrimit në klinikat e QKUK-së. Përmes një njoftimi për media, QKUK-ja…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se ka publikuar udhëzuesin me titull “Planifikimi i të ushqyerit për institucionet e kujdesit ditor të foshnjeve dhe fëmijëve (6 muaj – 6 vjeç) në Republikën e Kosovës”. Sipas njoftimit, udhëzuesi përmban rekomandime të bazuara në evidencë shkencore për ushqyerjen e…
Një studim i ri nga Virginia Tech sugjeron se dieta ketogjenike mund të ndihmojë personat me nivel të lartë të sheqerit në gjak të përfitojnë më shumë nga aktiviteti fizik. Hulumtimi, i publikuar në Nature Communications, zbuloi se te minjtë dieta me shumë yndyrë dhe pak karbohidrate uli hipergliceminë dhe…
Janë publikuar pamjet nga momenti kur dy kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve janë rrahur në mes veti. Baton Kelmendi dhe Xhevdet Ademaj janë rrahur para disa javësh në ambientet e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Gazeta Nacionale e ka publikuar videon e momentit të rrahjes së…
Astma bronkiale është një nga sëmundjet kronike më të përhapura të rrugëve të frymëmarrjes që prek fëmijët por edhe të rriturit. Për të kuptuar më mirë këtë sëmundje, simptomat, diagnostikimin dhe trajtimin e saj e shpjegon dr. Leonard Muja specialist pulmolog në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, i cili do të…
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë realizuar gjithsej 733 procedura të gastroskopisë gjatë vitit 2025. Sipas njoftimit të spitalit, procedurat janë kryer nga specialistët e gastroenterologjisë, Dr. Bujar Çuni dhe Dr. Besnik Koliqi, në bashkëpunim me stafin infermieror. Gastroskopia është një metodë diagnostikuese që mundëson ekzaminimin…

