- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ajri i pastër dhe qarkullimi i mirë i ajrit brenda shtëpisë mund të reduktojnë sulmet e astmës tek të rriturit, sipas një studimi të ri. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore Atmosphere, gjeti se përdorimi i ventilatorëve dhe pastruesve të ajrit në shtëpi lidhet me më pak përkeqësime të simptomave…
Në Zvicër, një ekip studiuesish po studion një xhel injektues të projektuar për të nxitur rigjenerimin e disqeve të dëmtuara të shtyllës kurrizore dhe për të përmirësuar funksionin e tyre kur rruazat amortizohen. Qasja është minimale invazive dhe synon të rikthejë hidratimin dhe strukturën e diskut ndërvertebral, duke ulur varësinë…
KOMF ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendimin për vendosjen e pagesës ditore për prindërit, kujdestarët ligjorë apo përcjellësit e fëmijëve mbi 15 vjeç në klinikat e QKUK dhe në spitalet e përgjithshme. Sipas reagimit të KOMF-it, ky vendim bie në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi në Republikën…
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të dhunimit të raportuara në Gjilan dhe Vushtrri, për të cilat janë arrestuar tre persona të dyshuar. Policia ka njoftuar se në Gjilan rasti ka ndodhur gjatë periudhës 28-31 janar 2026, rreth orës 00:30, ndërsa i dyshuari është arrestuar këtë…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 18 operacione. Sipas njoftimit të spitalit, në të njëjtën periudhë janë kryer 407 vizita specialistike dhe janë regjistruar 36 pranime të reja të pacientëve, ndërsa aktualisht në këtë institucion po trajtohen 193 pacientë…
Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa afati i fundit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit është 4 marsi. Teksa partitë politike ende nuk kanë bërë të qartë nëse i kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, qytetarët shprehen kryesisht në mbështetje të…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në vend pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Era do të fryjë…
Psikiatria ka qenë gjithmonë një kapitull kompleks në historinë e mjekësisë. Që kur njeriu kuptoi se edhe mendja mund të sëmuret, metodat për trajtimin e çrregullimeve mendore nuk kanë qenë gjithmonë etike. Përkundrazi, deri në dekadat e fundit, historia është e mbushur me praktika që sot konsiderohen brutale dhe çnjerëzore.…

