- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Komuna e Prishtinës ka dalë me një vendim për zhvillimin e procesit mësimor për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit. Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka thënë për Radio Kosovën se nuk ka shkurtim të orëve mësimore, por vetëm përshtatje të pushimeve, aty ku ka…
Pas lindjes së një fëmije, rikthimi i menstruacioneve ndodh sipas ritmit të trupit tuaj dhe nuk ka një afat të caktuar. Nëse ushqeni foshnjën me gji, cikli mund të mos rikthehet për disa muaj, madje në disa raste edhe për vite. Ndërsa nëse përdoret formulë artificiale, menstruacionet shpesh kthehen më…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër me fillim nga ora 11:00 do të mblidhen në seancë plenare. Në rend të ditës do të jetë veç 1 pikë e rendit të ditës, ajo e shqyrtimit të dytë të Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për…
Agjërimi është një model ushqyerjeje që bazohet në kufizime kohe. Ka forma të ndryshme të agjërimit, sipas burimit të Klinikës Mayo. Agjërimi i ditës së plotë: Për shembull, metoda 5:2 nënkupton që dy ditë në javë hani pak ose aspak, ndërsa pesë ditë të tjera ushqeheni normalisht. Një variant i…
A do të jenë mjekët në gjendje ta zbulojnë diabetin vite përpara se të shfaqen simptomat? Një studim i ri perspektivë, i botuar në “Cell Systems”, shqyrton të ardhmen e kujdesit shëndetësor parandalues të mundësuar nga teknologjia. Autorët argumentojnë se shumë faktorë relativisht të vegjël bashkëveprojnë dhe çojnë në sëmundje…
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar për pensionimin e specialistit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Dr. Avni Fejza, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në shërbim të shëndetit të grave dhe familjeve. Sipas njoftimit të spitalit, Dr. Fejza diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1987, ndërsa…
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët ka shprehur shqetësime lidhur me pastrimin etnik në Gaza dhe Bregun Perëndimor. ”Sulmet e intensifikuara, shkatërrimi metodik i lagjeve të tëra dhe refuzimi i ndihmës humanitare duket se synojnë një ndryshim të përhershëm demografik në Gaza”, thuhet në raport. ”Kjo, së…
Gjykata Themelore në Gjilan ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Arianit Sllamnikut, duke e zëvendësuar paraburgimin me arrest shtëpiak. Vendimi është marrë më 13 shkurt 2026, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan. “Gjykata ka nxjerrë aktvendim, duke zëvendësuar masën nga paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej…

