- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sot, Republika e Kosovës shënon 18-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Me rastin e këtij përvjetori, institucionet e vendit kanë përgatitur aktivitete të ndryshme festive. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. “Temperaturat minimale: -1 deri 1°C, temperaturat maksimale: 2-4°C, era fryn nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.
Të paktën 28 persona u vranë të dielën në një sulm me dron, në një treg në Kordofanin e Veriut, në Sudanin qendror, sipas organizatës joqeveritare ‘Emergency Lawyers’, një grup i pavarur që dokumenton luftën në atë vend. Kordofani, një rajon i madh, pjellor dhe i pasur me naftë në…
Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas pëson shumë ndryshime fizike dhe hormonale. Rritja e foshnjës në mitër ushtron presion mbi organet, ndërsa hormonet ndikojnë në trup dhe në mirëqenien mendore. Nëse nuk jeni të sigurt nëse një ndryshim është normal, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun. Ndryshimet fizike Qarkullimi i…
Monumenti “NEWBORN”, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së shtetit të Kosovës, pas përfundimit të ngjyrosjes, sonte është “burgosur” nga Gjykata Speciale. Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, e kanë rrethuar simbolikisht këtë monument me rrethoja të hekurit, duke e kthyer këtë ikonë të lirisë dhe pavarësisë sonë në…
Charles III i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III ka shprehur urimet më të ngrohta për popullin e Kosovës, duke vënë theksin te raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.…
Në moshën 7-mujore, bebja juaj po rritet me shpejtësi. Ai/ajo mund të ulet vetë, të hajë ushqime të ngurta (ndonëse qumështi i gjirit ose formula mbetet ushqimi kryesor) dhe të kuptojë më shumë nga bota përreth. Kjo është një periudhë shumë emocionuese për ta parë të zhvillohet. Mes muajit të…
Vitet e fundit është rritur shumë popullariteti i ushqyerjes me kohë të kufizuar, i njohur edhe si agjërim. Studime të mëparshme kanë treguar se kjo mënyrë ushqyerjeje mund të ndihmojë në humbje peshe, përmirësim të kontrollit të sheqerit në gjak, presionit të gjakut dhe ndjeshmërisë ndaj insulinës, si dhe në…

