Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Analizat e gjakut gjatë shtatzënisë ofrohen për të kontrolluar shëndetin tuaj dhe të foshnjës. Shumica bëhen në fillim të shtatzënisë, ndërsa disa përsëriten më vonë. Ato ndihmojnë në konfirmimin e shtatzënisë, përcaktimin e grupit të gjakut dhe zbulimin e infeksioneve apo problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë gjatë shtatzënisë ose…

Më shumë

Studiuesit sugjerojnë se inteligjenca artificiale mund të përdoret për të identifikuar shënjues epigjenetikë në gjak dhe për të klasifikuar individët në grupe me rrezik të lartë për prediabet. Këta shënjues pasqyrojnë procese biologjike të lidhura me diabetin, inflamacionin, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të veshkave, duke ndihmuar në parashikimin e përparimit…

Më shumë

Studimet tregojnë se me kalimin e moshës, aktiviteti fizik mbetet thelbësor, por jo vetëm përmes stërvitjeve tradicionale. Studime të fundit të botuara në “BMJ Medicine”, theksojnë se jetëgjatësia lidhet me një shumëllojshmëri lëvizjesh, nga noti e vrapi deri te puna në shtëpi apo oborr. Duke folur për Medical News Today,…

Më shumë