- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Të dhënat e Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike e Universitare të vendit, tregojnë që po rriten rastet e foshnjave të braktisura. Vetëm në janar u braktisën tri foshnje përderisa vitin e kaluar pati gjithsej 32 braktisje të foshnjave që përfunduan në familjet strehuese. Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Luan…
Në Viti është mbajtur takimi i parë miqësor i mjekëve që kanë lindur në këtë komunë, që punojnë apo kanë punuar ndër vite në Viti, si dhe atyre me prejardhje nga kjo trevë. Takimi u organizua nën idenë e Nexhmedin Osmani dhe Shemsedin Sadiku, ndërsa u hap nga Taib Alidema,…
Raporte të reja nga okulistë dhe pediatër njoftojnë se koha e zgjatur e kaluar para ekranit tek fëmijët lidhet me përkeqësim të shikimit, veçanërisht me progresionin e miopisë (shkurtpamësi). Studimet e bëra në dhjetëra mijëra fëmijë tregojnë se ekspozimi i gjate ndaj ekranit, pa pushime, ndikon në lodhjen dhe zhvillimin…
Hulumtimet e fundit sugjerojnë se konsumimi i alkoolit, edhe në sasi të vogla, mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit tek adoleshentët dhe të rinjtë. Studiuesit përdorën imazhe të trurit për të vëzhguar ndryshimet strukturore dhe funksionale, dhe gjetën se lidhjet neuronale ndryshojnë me ekspozim të rregullt ndaj alkoolit,…
Një analizë e re ndërkombëtare ka nxjerrë në pah se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve ultra të përpunuara lidhet me rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës, diabet tip 2 dhe obezitet. Studiuesit analizuan të dhënat e mijëra personave dhe zbuluan se dieta e pasur me produkte industriale ndikon negativisht…
Studimet tregojnë se ushqyerja ekskluzive me gji për gjashtë muaj përmirëson ndjeshëm sistemin imunitar të foshnjave dhe mbron nga infeksione të frymëmarrjes, otiti dhe diarreja. Foshnjat që ushqehen me gji kanë më pak raste të sëmundjeve dhe përfitime afatgjata në zhvillim. Qumështi i gjirit përmban antitrupa, lëndë ushqyese dhe molekula…
Një studim i ri ka treguar se edhe aktiviteti fizik i moderuar, si ecja 30 minuta në ditë, mund të ulë ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë së hershme dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Hulumtimi përfshiu mijëra pjesëmarrës dhe analizoi nivelin e aktivitetit fizik gjatë disa viteve. Rezultatet treguan se personat që kryenin rregullisht…
Hulumtime të fundit kanë treguar se ekziston një lidhje e fortë mes shëndetit oral dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Inflamacioni i mishrave të dhëmbëve mund të ndikojë në rritjen e rrezikut për probleme të zemrës, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta. Sipas studiuesve, bakteret që shkaktojnë sëmundje periodontale mund të hyjnë në qarkullimin…

